Shpërndani faqen. Zgjidhni platformën që dëshironi!

Në thelb, fatkeqësitë natyrore janë sprovë për gjithsecilin prej nesh, sepse ne gjendemi në botën e një provimi të vazhdueshëm i cili nis me lindjen e njeriut dhe përfundon me vdekjen e tij. Krahas kësaj, çdo gjë që ndodh rreth nesh na përçon një mesazh, i cili duhet lexuar drejtë nëpërmjet vështrimit të urtësisë që Allahu ka vendosur pas çdo ngjarjeje që ka krijuar.

Allahu (xh.sh) e krijoi gjithësinë dhe e mbikqyr dhe kontrollon atë. Asgjë në të nuk ndodh pa lejen e Tij: “…as edhe një gjethe nuk bie (nga pema) pa e ditur Ai!” (En’am, 6/59). Kështu çdo fenomen natyror, tërmet, përmbytje, vullkane, cunami apo zjarre masive ndodhin me lejen dhe nën kontrollin e Allahu (xh.sh).

Në Kuranin Famëlartë tregohet se disa popuj, të cilët patën merituar të ndëshkohen, Ai i shfarrosi masivisht me anë të dukurive të ndryshme natyrore duke shpalosur kështu zemërimin e Tij mbi ta. Në këtë kuadër, ndërkohë që fatkeqësitë natyrore janë në radhë të parë sprovë për njeriun, disa prej tyre janë edhe si pasojë e zemërimit të Allahut mbi njerëzit.

Si përgjigje ndaj lutjes së Profetit Muhamed (alejhisselam) Allahu (xh.sh) nuk do të dërgojë fatkeqësi që të shfarrosë një popull të tërë: “I kërkova Allahu tre gjëra, më dy dhe njërën nuk ma pranoi, i kërkova të mos e shfarrosë umetin tim me thatësirë dhe përmbytje dhe ma pranoi, i kërkova që umeti im të mos përçahet por nuk ma pranoi.” (Muslim, Fiten 2889) Kështu fatkeqësitë e ndodhura në kohën pas Profetit (alejhisselam) do të jenë lokale.

Këto fatkeqësi do të shtohen kur mes njerëzve shtohet gjynahet e mëdha dhe padrejtësia dhe ato të kryhen pa asnjë drojë. Këto fatkeqësi do të vijnë si parajmërim që njerëzit të kuptojnë më qartë fuqinë e Allahut (xh.sh) dhe si dënim pë rata që e kundërshtojnë Atë. Fatkeqësia do të përfshijë edhe shumë të pafajshëm, kështu mes zemërimit të Allahu të shpalosur ndaj keqbërësve do të shfaqet edhe një shkëndijë e mëshirës së Tij. Të vdekurit e pafajshëm në këto fatkeqësi konsiderohen shehid pasi Profeti (alejhi selam) thotë: “Shehidët janë pesë grupe: kush vdes nga kolera, smënudje barku, të mbyturit, të vdekurit nën rrënoja, të vrarët në rrugë të Allahu.” (Buhari, 2829; Muslim, 1914).

Sido që të jetë, ne si njerëz, nuk kemi të drejtë t’i përshkruajmë fatkeqësitë, që i ndodhin një kombi si dënim hyjnor. Kjo qasje është shprehje e bindjes ndaj Zotit të Madhëruar, sepse Ai është më i Dijshmi dhe më i Urti. Ndoshta ajo ka qenë një sprovë për atë komb apo popull dhe një ngritje në gradat e tyre.

Një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm është fytyra reale e kësaj bote, e cila na shtyn t’i shohim këto fatkeqësi si fate hyjnore thuajse të pashmangshme, por që kanë shkaqet, rregullat dhe faktorët e tyre. Këto elemente janë të dukshme dhe mund të studiohen. Shkenca mund të zbulojë shkaqet përkatëse dhe t’na ndihmojë të merren masa të caktuara, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës në përgjithësi dhe shmangien e fatkeqësive apo reduktimin e dëmeve të shkaktuara prej tyre. Kjo është shprehje e respektit ndaj udhëzimeve dhe urdhrave të Allahut, i Cili ka vendosur në gjithësi rregulla të caktuara (Sunetullah) për mbarëvajtjen e jeteës në aspektin e sebebeve. Neglizhenca ndaj marrjes së masave nëpërmjet leximit dhe studimit të sebebeve mund të sjellë përgjegjësi të rënda për njeriun në ditën e gjykimit.

Allahu di gjithçka më së miri.