Nata e Kadrit është një natë kur njerëzve u jepen dhurata të shumta nga Zoti i Madhëruar. Në këtë natë, Zoti i Madhëruar e bekon pothuajse të gjithë ata që hyjnë në atë atmosferë në raport me perceptimin dhe vlerësimin e tyre. Po kështu, atë natë, Zoti i Plotfuqishëm i trajton krijesat e Tij në një formë të veçantë. Ai nuk shikon shkretimin shpirtëror dhe dobësinë njerëzore të mëkatarëve dhe nevojtarëve, por dhuron sipas lavdisë së Tij. Në të vërtetë, Profeti ynë (paqja qoftë mbi të) ka thënë kështu për këtë natë:
مَنْ يَقُمْ لَيْلَةَ القَدْرِ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ
“Kush arrin dhe vlerëson Natën e Kadrit me besim të plotë tek Allahu dhe bindjen që do të fitojë sevapin, i falen të tëra mëkatet e mëpërparshme” (Buhari, Iman, 25; Muslim, Salatu’l-musafirin, 176).
Pa dyshim që një nga veprat më të vlefshme në kohët e begata si Nata e Kadrit është duaja. Në lidhje me këtë natë të veçantë Profeti Ynë i Dashur (a.s) nëpërmjet Aishes (r.anha) na ka mësuar një dua: “Allahumme inneke Afuvvun Kerimun tuhibbu’l-afve fe’fu anni!”, “Allahu Im, Ti je Falës, je Bujar, e do faljen, më fal mua!” (Tirmidhi, De’auat, 84)
اللّهُمَّ إِنَّكَ عُفُوٌّ كَرِيمٌ تُحِبُّ الْعَفْوَ فَاعْفُ عَنِّي
Duke pasur parasysh se kjo natë është e begatë dhe njëshat kthehen në njëmijëshe, dhjetë mijëse e më shumë me çdo mundësi tentohet të të fitohet kënaqësia e Allahut. Pavarësisht se disa burime përmendin namaz të veçantë për Natën e Kadrit, duhet thënë që në burimet tona autentike nuk rastisim në asnjë namaz specifik. Prandaj namazi nafile, këndimi i Kuranit, salavatet, lutjet, etj, janë të tëra vepra shumë të vyera.
Allahu di gjithçka më së miri.