Shpërndani faqen. Zgjidhni platformën që dëshironi!

Sadakaja e fitrit mund të jepet që me hyrjen e muajit të Ramazanit, por më mirë do ishte të jepej në pjesën e tretë të tij.

Sadakaja e fitrit ka një lidhshmëri me festën e Bajramit. Prandaj, sipas hanefive bëhet vaxhib ditën e parë të Bajramit të Ramazanit (Fitër Bajramit) në kohën e syfyrit. Sipas tre medhhebeve të tjerë bëhet obligim me perëndimin e diellit të ditës së fundit të ramazanit.

Nxjerrja e saj pranohet deri para faljes së namazit të Bajramit. Edhe sikur mos ta ketë dhururar, personi duhet ta ketë ndarë sasinë që do të dhurojë si sadaka e fitrit para bajramit. Nëse dhënien e saj e vonon pas faljes së namazit të Bajramit, kjo nuk e rrëzon detyrueshmërinë, përkundrazi ai detyrohet ta japë sa më shpejt, duke bërë pendim për shkak të vonimit. Dhurimi në kohë të tillë nuk e ka vlerën e sevapit të sadakasë së fitrit, por si të një sadakaje të thjeshtë. Sepse Profeti (a.s) ka thënë: “… kush e jep pas namazit, konsiderohet një sadaka çfarëdo” (Ebu Daud). Sipas tre medhhebeve të tjerë, kush kalon ditën e parë të bajramit, duhet të bëjë kazanë e sadakasë së fitrit.

Allahu di gjithçka më së miri.