Ndërkohë që nëna ushqen fëmijën me gji, gjë që përgjithësisht ekspertët e rekomandojnë edhe pas moshës 1 vjeçare, nëse kjo është edhe mënyra kryesore e ushqyerjes së fëmijës, atëherë nëna bën këtë vlerësim: Nëse kur ajo agjëron, i shterohet qumështi ose i pakësohet në sasi të pamjaftueshme për ushqyerjen e fëmijës, atëherë nuk agjëron.
Ajo i kompenson më pas ditët që nuk mundi t’i agjërojë. E rëndësishme është që konstatimi të bëhet në mënyrë të saktë. Ky konstatim mund të bëhet nëpërmjet këshillimit me mjekun ose opinionit të epërm (dhan galib) që buron nga eksperienca personale. Prandaj në shumicën e rasteve këshillohet të bëhet një provë me agjërim dhe pastaj të arrihet në një konkluzion të shëndetshëm.
Në librat e jurisprudencës islame thuhet kështu: “Gratë shtatzëna ose që ushqejnë fëmijën me gji, mund ta ndërpresin agjërimin, nëse druajnë për shëndetin e tyre apo të fëmijëve të tyre. Grave në këtë situatë nuk u ngarkohet kefaret, por bëjnë kazanë e ditëve të lëna.” (el-Fetâuâ el-Hindijje, 1/207)
Në lidhje me këtë çështje, i Dërguari i Allahut (sal’lallahu alejhi ue sel’lem) ka thënë: “Allahu i Madhëruar u ka shfuqizuar udhëtarit agjërimin dhe gjysmën e namazit, dhe u ka shfuqizuar agjërimin grave shtatzëna ose gjidhënëse” (Nesai, sijam 50; Ibn Maxhe, sijam 3).
Në rastin e agjërimit përgjegjësia nuk bie tërësisht as nga gratë shtatzëna apo gjidhënëse, as nga udhëtarët. Ata janë të deyruar t’i zëvendësojnë më pas ditët e lëna nga ramazani.
Allahu di gjithçka më së miri./insi.al/