Shpërndani faqen. Zgjidhni platformën që dëshironi!

Fidje shtepiake diabet agjerim

Fidje quhet ndihma e dhënë nga njerëzit që nuk mund të agjërojnë për shkak të një sëmundjeje të vazhdueshme ose pleqërisë, e mjaftueshme për të ushqyer një të varfër për dy vakte. Fidja jepet për çdo ditë që s’mund të agjërojë. Ajo është një mënyrë për tu bërë pjesë e adhurimit, duke marrë sevape shpërblim për të sëmurët që nuk mund të shërohen më kurrë dhe të moshuarit e pamundur të agjërojnë. Mirëpo, nëse personi që duhet të paguajë fidjen nuk ka mundësi financiare, mund t’i drejtohet mëshirës së Allahut dhe të kërkojë faljen e Tij. Megjithatë, në rastin e gruas, nëse bashkëshorti i saj është në gjendje të mirë financiare, ajo duhet ta paguajë këtë shumë nëpërmjet tij. Përveç kësaj, nëse djemtë, nipërit ose të afërmit e saj paguajnë fidjen, pavarësisht se nuk janë të detyruar ta bëjnë, ata do të kenë bërë një vepër të virtytshme.

Shuma e fidjes është sasia e parave e mjaftueshme për të ushqyer një të varfër për dy vakte për çdo ditë agjërimi ose dhënia e vetë ushqimit njerëzve në nevojë. Kjo është shuma minimale. Një person mund të japë më shumë nëse dëshiron. Sepse Allahu i Madhëruar në ajet ka thënë:

“Agjërimi zgjat disa ditë, por, nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas. Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të. Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e dini.” (Bekara, 2/184).

Nga ana tjetër, porsi në kefaret, edhe në këtë rast, personi që duhet të agjërojë e përmbush detyrimin e tij me fidje, si dhe realizohet ndihma ndaj nevojtarëve, e cila është një element i rëndësishëm për solidaritetin shoqëror.

Allahu di gjithçka më së miri./insi.al/