Po, bëhet fjalë për ajetin nr. 5 në suren Maide: “Sot ju janë lejuar gjërat e mira e të pastra. Ju janë lejuar edhe ushqimet e ithtarëve të Librit. Po ashtu, edhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ta. Të lejuara për ju janë femrat e ndershme besimtare dhefemrat e ndershme të atyre që u është dhënë Libri para jush, nëse ju u jepni pajën e kurorëzimit, duke u martuar me to, e jo duke bërë imoralitet, as duke i marrë për dashnore. Kushdo që mohon besimin, veprat e tij do të zhvlerësohen dhe në jetën tjetër ai do të jetë i dështuar.”
Në ajet thuhet: Po ashtu, edhe ushqimet tuaja janë të lejuara per ata, d.m.th., ju lejohet t’i jepni për të ngrënë nga ushqimi që hani ju. Këtu vihet re ndryshimi mes ushqimit dhe martesës, sepse lejimi për ushqimet është nga të dyja anët, ndërsa tek martesa vetëm në njerën anë, pra, lejohet martesa e myslimanit me një vajzë nga ithtarët e librit, por jo e kundërta. D.m.th., nuk i lejohet mylimanes të martohet me një ithtar të librit. Allahu di gjithçka më së miri./insi.al/