Islami në parim i ka dhënë burrit të drejtën e shkurorëzimit. Divorci nga burri mund të realizohet me çdo fjalë që ka kuptimin e divorcit, qoftë kjo e thënë në një moment zemërimi.
Në këtë aspekt, një grua nuk mund të divorcojë një burrë në të njëjtën mënyrë. Megjithatë, ka disa përjashtime, të cilat në kushtet e sotme përmblidhen në dy situata:
- Nëse burri i ka dhënë të drejtën e shkurorëzimit gruas, gruaja mund ta shkurorëzojë burrin verbalisht.
- Nëse gruaja që ka martesë zyrtare i drejtohet gjykatës dhe gjykatësi vendos që t’i shkurorëzojë, shkurorëzimi quhet i realizuar edhe fetarisht.
Në të dyja këto situata, nga ana juridiko-fetare tashmë nuk ka rëndësi se për cilin shkak gruaja ka vendosur të ndajë burrin e saj.
Allahu di gjithçka më së miri./insi.al/