Kjo dakordësi është e lejuar fetarisht. Kjo për arsye se “coitus interruptus” (ejakulimi jashtë vagine) është i lejuar. Ndërsa disa dijetarë thonë se është mekruh. Por në të dyja mendimet çifti nuk bie në mëkat.
Një gjë e tillë është e argumentuar nga hadithi që trasmetohet nga Xhabir bin Abdullah (r.a), ku thotë: Ne e praktikonim “azlin” (ejakulimi jashtë vagine) në kohën e Profetit (s.a.s) dhe kur ai mori vesh për këtë, nuk na ndaloi.
Por këtu duhet pasur parasysh që nëse njëri nga partnerët nuk është dakord për këtë veprim, tjetri duhet ta dijë se po gabon dhe po i hyn në hak, prandaj duhet të jenë dakord të dy. Si dhe duhet pasur parasysh që feja islame e nxit shtimin e brezave. Allahu di gjithçka më së miri./insi.al/