I vetmi merhem i shërimit të plagëve që s’kalojnë, e vetmja rrugë për të jetuar në lumturi e pastërti në këtë dynja, e vetmja formë për të dalë faqebardhë në gjyqin e madh në kiamet, e vetmja mënyrë për të fituar pra kënaqësinë e Krijuesit është të jesh rob i Allahut dhe të shpëtoh nga robëritë e tjera të ulëta të kësaj dynjaje. Fjala “rob” tingullon pak keq dhe ashtu është. Rob i parasë, rob i postit, rob i ushqimit, rob i familjes, rob i gruas, rob i alkoolit, rob i drogës, rob i duhanit, rob i tekave të nefsit, etj. Po, ky është një rob i ulët. Kjo fjalë fiton vlerë vetëm kur shpreh robërinë ndaj Allahut Fuqëiplotë, vetëm kur bëhet: “rob i të Gjithëmëshirshmit”. Fundja çdo fjalë kur është e shoqëruar me Të merr kuptimin e vërtetë dhe fiton vlerë.
Duam të bëhemi robër të vërtetë të Allahut? Kur’an na tregon udhën. i shpjegon të gjitha veçoritë e personit, që fiton titullin “Rob i të Gjithëmëshirshmit”. Në ajetin e 63 të sures Furkan Zoti i Madhëruar e nis kumtesën e Tij thuajse duke vendosur një titull me fjalën وَعِبَادُ الرَّحْمَنِ “Dhe robërit e të Gjithëmëshirshmit janë”, dy pika dhe nis të shpjegojë tiparet e tyre të larta.
- Modestia
وَعِبَادُ الرَّحْمَنِ الَّذِينَ يَمْشُونَ عَلَى الْأَرْضِ هَوْنًا
“Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë.”
Robi duhet të ecë në një gjëndje të sinqertë, i qetë, larg mëndjemadhësia dhe paraqitja për sy e faqe, sepse ai di dobësinë e vet dhe i përulet të Plotëfuqishmit. Omeri (Zoti qoftë i kënaqur me të) sheh një të ri që ecte me kryeneçësi dhe e këshillon duke i thënë: “Ecja kryelartë, përveç luftës në fushbetejë për hir të Allahut, është një sjellje e pahijshme. Në një ajet Allahu (xh.xh) thotë: وَلَا تَمْشِ فِي الْأَرْضِ مَرَحًا إِنَّكَ لَنْ تَخْرِقَ الْأَرْضَ وَلَنْ تَبْلُغَ الْجِبَالَ طُولًا “Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje, sepse ti as mund ta çash tokën, as mund ta arrish lartësinë e maleve”[1].
- Qetësia dhe Butësia
وَإِذَا خَاطَبَهُمُ الْجَاهِلُونَ قَالُوا سَلَامًا
“dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen:“Paqe qoftë!””
Kur të paditurit i sulomojnë me fjalë të ulëta besimtarët, ai nuk duhet t’ia këmbejë me të njëjtën monedhë. Kjo, si logjikisht po edhe tek Allahu (xh.sh), është një sjellje e bukur, është shenjë e devotshmërisë së individit. Përballë mohuesve duhet me qënë i mirë dhe me besimtarët, bujar. Allahu (xh.sh) thotë: قَوْلٌ مَعْرُوفٌ وَمَغْفِرَةٌ خَيْرٌ مِنْ صَدَقَةٍ يَتْبَعُهَا أَذًى وَاللَّهُ غَنِيٌّ حَلِيمٌ “Një fjalë e mirë dhe një lehtësim është më e dobishme se një lëmoshë që përcillet me fyerje. Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Butë”[2].
- Ta Kalosh Natën me Adhurim
وَالَّذِينَ يَبِيتُونَ لِرَبِّهِمْ سُجَّدًا وَقِيَامًا
“dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë”.
Nata e besimtarit është e njëjtë porsi dita. Besimtari duhet ta vlerësojë diten si ditën më të mirë dhe natën si nata më e mirë. Robi i veçantë i Rrahmanit e kalon një pjesë të natës me adhurim, duke përmendur Allahun, duke medituar e duke bërë falenderim me ruku e sexhde. Kur’ani e shpjegon kështu besimtarin: تَتَجَافَى جُنُوبُهُمْ عَنِ الْمَضَاجِعِ يَدْعُونَ رَبَّهُمْ خَوْفًا وَطَمَعًا “Ata ngrihen nga shtrati, i luten Zotit të tyre me frikë e shpresë”[3].
- Frika nga Xhehennemi
وَالَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا اصْرِفْ عَنَّا عَذَابَ جَهَنَّمَ إِنَّ عَذَابَهَا كَانَ غَرَامًا (65) إِنَّهَا سَاءَتْ مُسْتَقَرًّا وَمُقَامًا
“dhe ata që thonë: “O Zoti ynë, largoje prej nesh ndëshkimin e Xhehenemit, sepse, me të vërtetë, dënimi i tij është i përjetshëm e ai është vendbanim dhe vendstrehim i keq””.
Duaja dhe përgjërimi zënë një vend të rëndësishëm në jetën e besimtarit. Një besimtar pa lutje e dua është porsi një ushtar pa armë në mes të luftës. Edhe Robërit e veçantë e Allahut (xh.sh) i frikësohen Atij, kështu i bëjnë lutje duke iu përgjëruar: “O Krijuesi ynë! Na ruaj nga dënimi i xhehennemit”.
- Të Përmbahesh në Harxhime
وَالَّذِينَ إِذَا أَنْفَقُوا لَمْ يُسْرِفُوا وَلَمْ يَقْتُرُوا وَكَانَ بَيْنَ ذَلِكَ قَوَامًا
“dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes”.
Robërit e veçantë të të Gjithëmëshirshmit, kur shpenzojnë për vete apo për familjen, nuk shpërdorojnë. Ndaj nuk neglizhojnë në shlyerjen e detyrimeve dhe nuk bëjnë koprraci. Sepse besimtari është njeriu i ekuilibrit dhe ndjek udhën e mesme. I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të) në një hadith thotë:“Ushqehuni, qëndroni besnikë dhe vishuni. Por kur ti bëni këto, mos e tejkaloni dhe mos u bëni kryeneçë”[4].
- Larg mëkateve të mëdha si Shirku, Vrasja dhe Zinaja
وَالَّذِينَ لَا يَدْعُونَ مَعَ اللَّهِ إِلَهًا آخَرَ وَلَا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلَّا بِالْحَقِّ وَلَا يَزْنُونَ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ يَلْقَ أَثَامًا
“dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe”.
Abdullah Ibn Mes’udi (r.a) ka shpjegon: “Pyeta të Dërguarin e Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të) se cili gjynah konsiderohet më i madh tek Allahu xh.sh? I Dërguari i Allahut tha: “Bërja shok Atij, i Cili ty të ka krijuar” pastaj cili gjynah pyeta përsëri? “të vrasësh fëmijnë nga frika se do të ndash ushqimin me të”, po pas kësaj cili vjen pyeta? “Të bësh imoralitet me bashkëshorten e komshiut”.
يُضَاعَفْ لَهُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَانًا (69) إِلَّا مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلًا صَالِحًا فَأُولَئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَحِيمًا (70) وَمَنْ تَابَ وَعَمِلَ صَالِحًا فَإِنَّهُ يَتُوبُ إِلَى اللَّهِ مَتَابًا
“Ndëshkimi do t’i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar. Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë. Ndërsa, ai që pendohet dhe bën vepra të mira, është i kthyer krejtësisht nga Allahu.”[5]
- Larg dëshmisë së Rremë dhe Gënjeshtrës
وَالَّذِينَ لَا يَشْهَدُونَ الزُّورَ وَإِذَا مَرُّوا بِاللَّغْوِ مَرُّوا كِرَامًا
(Kështu janë) edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet”.
Robi i pastër, nuk bën dëshmi të rremë qëllimisht ndaj një tjetri dhe nuk qëndron në ambjente ku përfolet gënjeshtra. Në një hadith të transmetuar nga Ebu Bekri (Zoti qoftë i kënaqur me të) Profeti (s.a.s) ka thënë: Vini re! Të gënjesh është mëkat i madh dhe të dëshmosh rremë po ashtu është mëkat i madh”. E përsëriti shumë herë këtë, saqë filluam të pëshpërisim “ Ah sikur të heshte e të mos shqetësohej”[6].
- Të Pranosh Këshilla
وَالَّذِينَ إِذَا ذُكِّرُوا بِآيَاتِ رَبِّهِمْ لَمْ يَخِرُّوا عَلَيْهَا صُمًّا وَعُمْيَانًا
“edhe ata, që, kur paralajmërohen nga shpalljet e Zotit të tyre, nuk bëhen as të shurdhër, as të verbër”.
I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Feja është këshillë. E Pyetëm, për kë është këshillë? Pejgamberi (Paqja e Zotit qoftë mbi të) u përgjigj: “Është këshillë për Allahun, Pejgamberin, drejtuesit e muslimanëve dhe për të gjithë muslimanët”[7].
- Të Dëshirosh Bashkëshorte dhe Fëmijë të Dobishëm
وَالَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا هَبْ لَنَا مِنْ أَزْوَاجِنَا وَذُرِّيَّاتِنَا قُرَّةَ أَعْيُنٍ وَاجْعَلْنَا لِلْمُتَّقِينَ إِمَامًا
“edhe ata që thonë: “O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç’është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!””.
Besimtari i vërtetë, i cili bën të mira, qëndron larg nga të këqijat, për çdo moment dëshiron gëzim dhe lumturi në zemrën e tij, i lutet Allahut (xh.sh) që t’i ndriçojë syte duke i dhuruar shokun e jetës (bashkëshorten) e udhëzuar me Islam e vepra të mira dhe fëmijë të begatë.
Profeti Muhammed (Paqja e Allahut qoftë mbi të) thotë: “Kur ndërron jetë njeriu i shkëput lidhjet me këtë botë, përveç tri gjërave; sadaksë (lëmoshë) e vazhdueshme dhe e dobishme, dija që të sjell dobi dhe një fëmijë të begatë, i cili lutet për të”[8].
Dhe Allahu i Lartësuar i përgëzon këta persona, që i ruajnë tiparet e sipërpërmendura duke thënë:
أُولَئِكَ يُجْزَوْنَ الْغُرْفَةَ بِمَا صَبَرُوا وَيُلَقَّوْنَ فِيهَا تَحِيَّةً وَسَلَامًا (75) خَالِدِينَ فِيهَا حَسُنَتْ مُسْتَقَرًّا وَمُقَامًا (76) قُلْ مَا يَعْبَأُ بِكُمْ رَبِّي لَوْلَا دُعَاؤُكُمْ فَقَدْ كَذَّبْتُمْ فَسَوْفَ يَكُونُ لِزَامًا
“Njerëz të tillë do të shpërblehen me Xhenet të lartë për durimin e tyre dhe do të mirëpriten e do të gjejnë paqe. Aty do të qëndrojnë përherë; sa vendbanim dhe vendstrehim i mrekullueshëm që është ai! Thuaj: “Zoti im nuk do t’ju përfillte, sikur të mos ishte lutja juaj. Por ju (i) keni përgënjeshtruar (Shpalljet e Tij), andaj dënimi për ju do të jetë i pashmangshëm”.”[9]/insi.al/
—————————
[1] Isra, 17/37.
[2] Bakara, 2/263.
[3] Sexhde, 32/16.
[4] Nesai, Zekat, 66.
[5] Furkan, 25/ 69-71.
[6] Muslim, Kitabu’l-Iman, 88.
[7] Buhari, Iman, 42.
[8] Muslim, Uasijjet, 14; Tirmidhi, Ahkam, 36.
[9] Furkan, 25/ 75-77.