Shpërndani faqen. Zgjidhni platformën që dëshironi!

Sunetet para jacise

Falja e suneteve para namazit farz të jacisë bazohet në disa hadithe. Midis tyre mund të përmendim disa.

1 – Profeti (s.a.s) thotë: Midis dy ezaneve (ezanit dhe ikametit) kush ka deshirë mund të falë namaz. (Muslim, Salatul musafirin, 56). Duke u bazuar në këtë hadith mbas ezanit deri në çastin kur do të thirret ikameti mund të falet namaz nafile (vullnetare). Imam Shafiu duke u bazuar në këtë hadith para namazit të akshamit ka falur dy rekate sunet.

2 – Nëna e besimtarëve Aishja (r.anha) shpjegon se: I Dërguari i Allahut (s.a.s) para dhe pas namazit të jacisë falte 4 rekate sunet, pastaj flinte. Këtë hadith e gjejmë vetëm në disa burime të fikhut (Hashijetu Tahtaui ala Merakil Felah, fq. 328). Ndërsa në Sunenin e Said b. Mansurit gjejmë një transmetim ku Profeti (s.a.s) thotë: Kush fal 4 rekate para namazit të jacisë quhet sikur ka falur namaz nate (tehexhud). Burimin e hadithit Nesaiu e ka marrë nga Ka’bi (r.a), ndërsa Bejhakiu nga Aishja (r.anha). Për më shumë hadithe ne lidhje me këtë çështje mund të shikoni tek Nasb er-Raje i Zejla’iut, II/145 dhe Nejl el-Eutar i Sheukaniut, III/18.

3 – Ka transmetime, që Profeti (s.a.s) ka falur midis akshamit dhe jacisë 6 ose 10 rekate, të cilat mund të jenë edhe sunete të jacisë. Mes 6 rekateve, 2 prej tyre mund të jenë sunetet e akshamit, 4 të tjerat mund të jenë namaz Euabin. Në këtë rast më e sigurtë është konsideruar mundësia që këto rekate janë namaz Euabin. Ndërkohë që për namazin e Euabinit ka hadithe të saktë.

Nëse ato janë 10 rekate, atëherë përveç gjashtë rekatëshit shtohen edhe katër rekate sunet para jacisë.

Nisur nga këto transmetime Medhhebi Hanefi në përgjithësi ka marrë në konsideratë, që para namazit të jacisë ka katër rekate sunet, të cilat mund të falen së bashku me një selam ose dy e nga dy me dy selame.

Allahu di gjithçka më së miri!/insi.al/