Shpërndani faqen. Zgjidhni platformën që dëshironi!

Poligami islam nxit

Së pari, duhet të theksojmë që poligaminë nuk e solli Islami, por ka ekzistuar ngahera. Mbi 80% e shoqërive të botës në histori janë poligame. Kisha e ka ndaluar poligaminë në vitin 1890.

Së dyti, Islami nxit martesën me një grua dhe lejon martesën me më shumë se një grua, duke e kufizuar këtë në katër. Çfarë është “e lejuar” nënkupton që është një sjellje që kryhet vetëm në situata dhe kushte të veçanta. E njëjta gjë është edhe në lidhje me poligaminë. Në periudhën paraislame poligamia ishte një realitet i shoqërisë arabe dhe gjithashtu e mbarë botës. Njëkohësisht numri i martesave ishte i palimituar. Në këtë situatë Islami solli një dispozitë që shërbeu si rregullator në lidhje me poligaminë. Ai kufizoi numrin e martesave, vendosi kushte reale në rast të martesës me më shumë se një grua dhe këshilloi me këmbëngulje që martesa të bëhet vetëm me një. Feja e parë që ka këshilluar martesën vetëm me një grua është Islami. Ajeti që ka bërë këtë rregullim shprehet si në vijim: “Nëse keni frikë se nuk bëni drejtësi ndaj jetimeve, atëherë, martohuni me ato gra që ju pëlqejnë: me dy, me tri apo me katër; e, nëse frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj të gjithave njësoj, atëherë mjaftohuni me një grua ose me atë që e keni në pushtetin tuaj. Në këtë mënyrë do t’i ruheni padrejtësisë më lehtë.” (Nisa, 4:3)

Dhe në ajetin 129 ka shtuar: “Ju nuk do të mund të silleni drejt midis grave tuaja, edhe sikur të dëshironi. Andaj, mos anoni krejtësisht vetëm nga njëra, duke e lënë tjetrën si të varur. Nëse ju i përmirësoni marrëdhëniet dhe ruheni nga padrejtësia, ta dini se Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.” (Nisa, 4:129)

Kështu, kushti për martesë të dytë a më tepër është drejtësia mes bashkëshorteve, pra të jesh i barabartë ndaj të gjithave. Gjë e cila është shumë e vështirë për tu realizuar. Juristët islamë janë të mendimit që nëse një mashkull nuk ka mundësi që të ruajë drejtësinë mes tyre, e ka vaxhib që të qëndrojë i martuar vetëm me një. Pra nuk lejohet që të martohet me një grua të dytë.

Nga këto informacione rezulton që Islami nuk e nxit poligaminë por e limiton atë, duke e lejuar vetëm në kushte shumë specifike. Allahu di gjithçka më së miri./insi.al/