Shpërndani faqen. Zgjidhni platformën që dëshironi!

Agjërimi i personit që dhuron gjak gjatë agjërimit nuk prishet. Marrja e gjakut në trup e prish agjërimin sepse hyn në kategorinë e ushqyerjes.

Pavarësisht se në një transmetim na rrëfehet se Profeti (a.s) ka theksuar se agjërimi i atij që bën hixhame është i pavlefshëm (Ebu Daud, Saum, 28 [2367, 2370-2371]; Ibn Maxhe, Sijam, 18 [1680]), Buhariu transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s.) ka bërë hixhame ndërkohë që ishte agjëruar (Buhari, Savm, 32 [1938-1939]).

Nisur nga kjo situatat e mundshme janë tre:

  • Bërja e hixhames

  • Dhurimi i gjakut

  • Dhënia e gjakut për analiza.

a) Dhënia e gjakut për analiza, nuk e prish agjërimin pa asnjë diskutim.

b) Dhurimi i gjakut. Pjesa më e madhe e dijetarëve, ndër të cilët Ebu Hanife, Malik dhe Shafii, bazuar në transmetimet e Ibn Abbas, Ikrime dhe Alkame (radijallahu anhum), dhurimin e gjakut dhe bërjen e hixhames e kanë quajtur një kategori. Duke i vlerësuar së bashku hadithet e mësipërme, ata e kanë interpretuar hadithin e parë si një situatë e cila mund të shkaktojë dobësim fizik të personit që dhuron gjak dhe si rrjedhojë mund të sëmuret dhe të detyrohet të prishë agjërimin. Personi me një rrezik të tillë e ka mekruh (të papëlqyeshme) të dhurojë gjak. Ndërkohë që në bazë të hadithit të dytë ata kanë arritur në përfundimin se dhurimi i gjakut në vetvete sidoqoftë nuk e prish agjërimin.

c) Bërja e hixhames. Një mendim tjetër është se bazuar në tekstin e hadithit të parë vetëm në rastin e hixhames agjërimi prishet, por jo në rastin e dhurimit të gjakut. Këtë e mbështet Ahmed b. Hanbel.

Sidoqoftë, personi që nuk dëshiron të ketë situata të dyshimta për agjërimin e tij, më e mira është që hixhamen dhe dhurimin e gjakut ta bëjë pas orarit të iftarit ose pas muajit ramazan. Kurse kush ka dhuruar gjak gjatë ramazanit, për siguri mund të bëjë një ditë kaza.

Allahu di gjithçka më së miri.