Shpërndani faqen. Zgjidhni platformën që dëshironi!

Mjekimi me avull nga goja e prish agjërimin.

Agjërimi nuk prishet për shkak të gëlltitjes pa dashje të avullit gjatë gatimit ose zierjes së ujit. Megjithatë, thithja me vetëdije e avullit të ushqimit ose avullit të ujit e prish agjërimin. Sepse personi që e bën këtë merr shijen e ushqimit ose thith avujt e ujit. Kështu bën që ushqimi dhe uji të shkojnë në stomak si nga goja ashtu edhe nga hunda. Një situatë e tillë është bie ndesh me logjikën e agjërimit. Sepse gjëja kryesore në agjërim është largimi nga ngrënia, pirja dhe marrëdhëniet intime.

Po kështu, edhe mjekimi me avull përfshin në përgjithësi edhe hundën edhe gojën dhe avulli në të është shumë intensiv. Për këtë arsye mundësia më e madhe është që ky avull të mbërrijë në stomak si ujë. Prandaj kjo situatë e prish agjërimin.

Ndërkohë nuk duhet harruar fakti që një person i sëmurë apo me shqetësime shëndetësore ka leje të mos agjërojë. Shpesh herë kjo është më e dobishme për ta, edhe për tu rikuperuar më shpejt. Ruajtja e shëndetit është një nga synimet e larta të sheriatit islam.

Gjithashtu nëse mjeku i siguron pacientit që agjërimi do t’ia përkeqësojë shëndetin, atëherë këtij personi nuk i lejohet të agjërojë. Allahu do t’i marrë në llogari personat, që nuk kanë ruajtur shëndetin e tyre apo e kanë dëmtuar atë, qoftë edhe nëpërmjet adhurimeve.

Allahu di gjithçka më së miri.