Allahu (xh.xh) në Kuran në suren Bekara thotë: “Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse kamatarinë e ka ndaluar” dhe nuk përcakton një limit maksimal dhe minimal në fitim. Duke u bazuar në ketë themi se nuk ka nje përqindje fikse të caktuar për perfitim në shitjen e mallrave, qofte kjo shitje direkte apo shitje me keste. Por ne e keshillojme pyetesin që të jetë i meshirshem me bleresit e tij dhe te mos e rris shume cmimin e fitimit. Duke u bazuar ne hadithin e Profetit (s.a.s) “Allahu e meshirofte atë njeri qe tregohet tolerant kur blen kur shet dhe kur gjykon” (Buhari). Ne këtë mënyre qëndrojme larg debatit të një perfitimi fiks.
Malli mund te shitet me nje cmim te perafert ose aq sa eshte cmimi i tregut.
Ajo qe eshte e ndaluar eshte fshehja e mangesive në prezantimin e mallit duke e demostruar atë sikur të ishte e një cilësie më të lartë, më të mirë. Trasmetohet tek Muslimi se Profeti (s.a.s) kaloi pranë një shitësi gruri dhe kur futi doren në thes pa që pjesa e poshtme ishte e lagur dhe i tha shitesit “Cfarë eshte kjo? Ështe lagur nga shiu o i Dërguari i Allahut. Profeti ia ktheu: po pse nuk e nxorre sipër pjesën e lagur që ta shihnin njerezit? Kush na mashtron nuk është prej nesh.” Nga ky hadith kuptohet se themeli i sistemi ekonomik të islamit dhe tregtisë është drejtësia dhe ti shërbesh individit dhe shoqërisë. Allahu di gjithçka më së miri./insi.al/