Shpërndani faqen. Zgjidhni platformën që dëshironi!

Nderhyrjet estetike

Në Islam, qëndrimi ndaj ndërhyrjeve plastike dhe kirurgjike është një çështje e ndërlikuar, subjekt i interpretimeve të ndryshme nga dijetarët. Mund të themi që ndërhyrjet estetike janë të lejueshme në përputhje me kushtet e mëposhtme:

  • Nuk duhet të bëhet me qëllimin për të ndryshuar krijimin origjinal dhe për të prishur natyrshmërinë e trupit,
  • Kur ka një mundësi të lartë që ndërhyrja të sjellë dobi ose të largojë një defekt ekzistent,
  • Ndërhyrja duhet të bëhet në kornizën e trajtimeve mjekësore,
  • Ndërhyrja nuk duhet të bëhet me qëllim mashtrimi ose për të imituar fizikisht gjininë tjetër.

Kështu, ndërhyrjet plastike në Islam janë të lejueshme nëse ato janë të nevojshme për arsye shëndetësore dhe nuk përpiqen të ndryshojnë krijimin natyror të Zotit për qëllime estetike. Çdo vendim për të kryer një ndërhyrje plastike duhet të bëhet duke u mbështetur në këshilla të kujdesshme dhe në respektimin e parimeve islame. Allahu di gjithçka më së miri./insi.al/

Për më tepër informacion lexoni artikullin e mëposhtëm:

qendrimi-islam-ndaj-nderhyrjeve-estetike