Shpërndani faqen. Zgjidhni platformën që dëshironi!

Talak Divorc

Divorci lejohet në Islam. Në ajetet 227-232 të sures Bekara dhe dy ajtete e para të sures Talak (Divorci) janë trajtuar edhe detajet e divorcit dhe procedurat pas tij. Megjithatë Profeti (a.s) është shprehur kështu në lidhje me divorcin: “Hallalli që Allahu urren më shumë është divorci” (Ebu Daud, Talak, 3; Ibn Maxhe, Talak, 1).

Nisur nga ky hadith kuptohet që divorci është një procedurë që nuk kërkohet dhe që mundësisht duhet shmangur. Por ndonjëherë nuk ka zgjidhje tjetër dhe detyrimisht kryhet. Ibn Haxher el-Askalani në veprën e tij Bulug el-Meram komenton se kjo mënyrë e shprehjes së hadithit nënkupton që është një vepër pa sevape.

Hadithi tregon se divorci mund të veprohet vetëm pasi janë ezauruar të gjitha zgjidhjet e mundshme për të shpëtuar martesën. Kështu që, ndarjet e bazuara në pretekste të dobëta, ku nuk merret parasysh vlera e familjes dhe rëndësia e saj janë quajtur të papranueshme nga juristët myslimanë. Allahu di gjithçka më së miri./insi.al/