
Tregtia në Islam është e lejuar, por ka disa çështje që duhen pasur parasysh në mënyrë që mos të rrezikohet e drejta e askujt. Dropshipping ka disa pika të diskutueshme nga ana fetare:
- Problemi i pronësisë: Shitësi online shet diçka që nuk e posedon. Profeti (a.s) ka thënë: “Mos shit atë që nuk e zotëron” (Ebu Daud, 3503).
- Dy kontrata: Në dropshipping bëhet fjalë për dy kontrata. Prandaj nga aspekti i të drejtës islame, duhet të realizohen nga dy dorëzime. Por ndërkohë që bëhen dy pagesa, ndodh vetëm me një dorëzim i produktit.
- Garari dhe transparenca: Ligji islam thekson transparencën dhe shmangien e garar-it (pasigurisë) në transaksione. Në këtë rast garari është pasiguria në ekzistencën e produktit në momentin e kontratës, pra në momentin e aktit të blerjes online.
- Problematika të tjera: Pagesa mund të lëvrohet disa ditë pasi është bërë, përdorimi i servisit të furnizuesit pa kontratë, rritja e çmimit të tregut në mënyrë artificiale, etj.
ZGJIDHJE TË MUNDSHME
Dijetarët kanë vendosur disa kushte për lejueshmërinë e këtij aktiviteti, duke ofruar këto zgjidhje:
Zgjidhje 1 – Kontratë mes shitësit online dhe furnizuesit
- Për të shmangur problematikën e pronësisë, shitësi online mund të bëjë një kontratë me furnizuesin e tretë për të gjitha produktet që do të ofrojë. Kështu zgjidhet edhe çështja e dorëzimit të drejtpërdrejtë nga furnizuesi i tretë.
- Shfaqja në internet e tipareve të nevojshme të produktit bashkuar me kontratën e filialit, e cila zbut problematikën e gararit.
Zgjidhje 2 – Kontratë autorizimi
- Nëse marrëveshja mes blerësit dhe shitësit online nuk ngarkon detyrime, atëherë kjo kthehet në një kontratë autorizimi. Në këtë rast blerësi autorizon shitësin online për t’i siguruar produktin dhe i autorizuari merr fitimin për shërbimin që ofron.
Zgjidhje 3 – Selem
Selem do të thotë që personi të shesë një produkt standard të identifikuar nëpërmjet sasisë, llojit dhe veçorive (mithli), të cilin nuk e ka ende në zotërim, por që gjendet me lehtësi në treg, duke marrë paraprakisht pagesën teë plotë me idenë, që produktin do t’ia dorëzojë më pas në kohën e përcaktuar.
Dropshipping kthehet në kontratë selemi duke plotësuar kushtet e mëposhtme:
- Produkti të jetë i disponueshëm në treg, ekzistenca apo aksesimi i tij nuk duhet të jetë i dyshimtë.
- Qartësi e plotë rreth produktit; lloji, masa, sasia, pesha, etj, dhe të përcaktohet koha e dorëzimit.
- Për realizimin e kësaj kontrate si selem, nevojitet që të sigurohen dy elemente thelbësore: (1) dorëzimi tek blerësidhe (2) dëmshpërblimi në rast të kundërt. Pra, nëse nuk ka rrezik në lidhje me dorëzimin e produktit, atëherë këto lloj kontratash janë të lejuara.
- Dorëzimin duhet ta bëjë ndërmjetësi. Për të zgjidhur këtë problematikë ndërmjetësi mund të bëjë një marrëveshje me furnizuesin ose vetë dorëzuesin, duke e autoriuzuar për dorëzimin.
- Të bëjë të ditur publikisht që ai nuk i posedon produktet që shet, por që i gjen dhe i vë në dispozicion të blerësit.
- Pagesa duhet të dorëzohet e plotë, jo pjesërisht.
KONKLUZION
Kjo përgjigje është teorike. Dropshipping quhet e lejuar pasi janë plotësuar në formë të qartë kushtet që kërkon feja islame. Një besimtar mysliman që kërkon të dijë nëse forma se si aplikon dropshipping është brenda kritereve islame apo jo, duhet t’i drejtohet autoriteteve kompetente fetare për të marrë një vlerësim të qartë dhe final.
Allahu di gjithçka më së miri!/insi.al/
Për informacion më të detajuar ju ftojmë të lexoni artikullin e mëposhtëm: