
Planifikimi familjar është një koncept i njohur për popuj të ndryshëm për gjatë gjithë historisë. Ndryshe njihet edhe si “shtatzani e kontrolluar”.
Në fenë islame martesa është konsideruar si një institucion ku mashkulli dhe femra bashkohen, duke plotësuar nevojat emocionale dhe trupore të njëri-tjetrit dhe kështu mundësojnë vazhdimësinë e jetës. Profeti Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) ka nxitur pasuesit e tij të martohen, madje i ka nxitur edhe të kenë shumë fëmijë: “(O njerëz martohuni dhe shumohuni) në Ditën e Gjykimit unë do të krenohem me numrin e shumtë të pasuesëve të mi!” (Ebu Daud, Nikah 4, 2050; Nesai, Nikah 11, 6, 65-66.)
Megjithatë në lidhje me pyetjen e mësipërme në Islam ekziston termi “azl” që nënkupton frenimin e marrëdhënies ose ejakulimin jashtë mitrës së femrës. Dijetarët e fikhut kanë dalë në përfundimin se feja islame ka nxitur shumimin me fëmijë, kur prindërit kanë mundësinë e rritjes dhe edukimit si myslimanë, dhe ka lejuar planifikimin familjar ose kontrollimin e shtatzënisë kur mundësia i kufizon. Kontrollimi i shtatzënisë lejohet në cilëndo mënyrë që nuk është e dëmshme për shëndetin.
Allahu di gjithçka më së miri./insi.al/