Shpërndani faqen. Zgjidhni platformën që dëshironi!

Surrogaci

Mëmësia surrogate është një aktivitet që bie ndesh me legjislacionin, normat morale dhe aspektin njerëzor në besimin islam. Për këtë arsye të gjitha qendrat e opinioneve fetare në vendet islame, si ajo e Egjiptit, Emirateve të Bashkuara, Arabisë Saudite, Jordanisë dhe Turqisë, kanë deklaruar se praktika në fjalë është kategorikisht i ndaluar.

Shkaqet jane cituar si më poshtë:

Në Kuranin e Shenjtë Zoti është shprehur: Allahu i ka krijuar për ju gratë nga lloji juaj e nga gratë tuaja ju jep djemtë e nipat… (Nahl, 16:72) Ky ajet tregon mënyrën natyrale të ndërtimit të brezave njerëzore. Gjithashtu në mënyrë shumë të fortë kërkon që njerëzit të qëndrojnë larg marrëdhënieve intime pa kurorë, sepse kjo përzien brezat dhe prish rendin shoqëror (Isra, 17:32). Dhe ka vlerësuar ata që ruajnë nderin, duke mbajtur të shëndetshme shoqërinë juridikisht dhe moralisht (Muminûn 23:5-7). Nisur nga këto parime citojmë:

1 – Arsyeja më e rëndësishme pse zëvendësimi nuk është i lejuar në aspektin e ligjit islam është se kjo praktikë shkakton konfuzionin e prejardhjes dhe i hap rrugën mundësisë së tradhtisë bashkëshortore.

2 – Kjo praktik bie ndesh me dinjitetin që Zoti i ka dhënë njeriut. Ky dinjitet ruhet sidomos duke respektuar njeriun nga aspekti i tij fizik. Nisur nga kjo një grua nuk ka të drejtë të japë me qira gjymtyrët e saj.

3 – Feja islame në raste domosdoshmërie lejon praktikën “in vitro” brenda disa kritereve të caktuara jo fort të vështira për tu plotësuar. Për sa kohë që do të këtë hapësira që nuk bien ndesh me frymën e fesë, Islami do të jetë pro mundësive të reja për të mundësuar jetë të reja dhe për ta mbrojtur atë. Por nëse këto kushte nuk janë të sigurta, si dhe janë evazive dhe të hapura për abuzim, atëherë feja islame është kundër.

4 – Kërcënimi i dinjitetit të gruas si dhe i fëmijës janë probleme esenciale në praktikën e surrogacisë. Gruaja nga nënë që lidhet me trup dhe me shpirt me qenien që mbart në trup, kthehet në një mjet që ngarkon e shkarkon krijesa. Kjo shkel dinjitetin e saj në mënyrë shumë të qartë. Së dyti, fëmija për të cilin është marrë një vendim për tu mbartur nga nje grua që nuk është nëna e tij, përbën një metodë jashtë normalitetit njerëzor, proces i cili mund të jetë i papranueshëm për vetë fëmijën. Në këtë rast ai është vënë në një situatë pa zgjidhje, e cila mund t’i shkaktojë atij pasoja të rënda psikologjike. Sipas fesë islame askush nuk ka të drejtë t’i shkaktojë dikujt tjetër të tilla situata.

Në tërësi bëhet fjalë për shkelje të normave të fesë, privatësisë, martesës, mbrojtjes së pasardhësve dhe personalitetit, sepse cenon disa parime thelbësore në lidhje me mbrojtjen e shëndetit mendor dhe fizik të njeriut, si dhe dinjitetin njerëzor. Allahu di gjithçka më së miri./insi.al/