Kur je udhetar asnjë namaz sunet nuk mund të shkurtohet. Sepse shkurtimi i namazeve është urdhëruar vetëm për namazet farz. Kur jemi në udhetim namazet farz nga 4 rekat falen 2 rekate, ndërkohë që namazet sunet ëshë e pëlqyeshme të falen. Nëse gjatë udhëtimit ka vështiresi dhe frikë, atëherë wshtw mw e pwlqyeshme qw sunetet të mos falen.
Sipas Imam Neueuiut (r.a) është e pëlqyeshme (mustehab) të falesh namazet sunet kur je udhëtar. Ndërkohë që transmetohet se Ibn Omer (r.a) dhe shume të tjerë nuk i kanë falur namazet sunet kur kanë qenë në udhëtim.
Në Sahihun e Buhariut dhe të Muslimet, Ibn Omeri (r.a) rrëfen se është gjendur në një udhëtim me të Dërguarin e Allahut (s.a.s) dhe se nuk e ka parë Atë (s.a.s) që të falte namaze sunet. Por në një tjetër transmetim kalon se Profeti (s.a.s) ka falur dy rekat namaz duhaje ditën kur u çlirua Meka. Po ashtu ka falur edhe 2 rekate sunet para sabahut. Sipas kësaj sunetet e para i ka falur pasi kishte lindur dielli.
Dijetaret duke krahasuar këto hadithe kanë arritur në perfundimin se falja e namazeve sunet kur je udhëtar është e pëlqyeshme.
Sipas Hanefive nëse në udhëtim nuk ka ndonjë vështiresi apo problem tjetër, atëherë është më mirë të falen namazet sunet. Por nëse është e kundërta atëherë namazet sunet nuk i fal.
Allahu di gjithçka më së miri.