admin_p2ujaf11

A ka namaz sunet para namazit të jacisë? Nëse ka, a mund të na tregoni argumentet?

By |February 6th, 2025|Categories: Namazi|

Falja e suneteve para namazit farz të jacisë bazohet në disa hadithe. Midis tyre mund të përmendim disa. 1 - Profeti (s.a.s) thotë: Midis dy ezaneve (ezanit dhe ikametit) kush ka deshirë mund të falë namaz. (Muslim, Salatul musafirin, 56). Duke u bazuar në këtë hadith mbas ezanit deri në çastin kur do të thirret ikameti mund të falet namaz nafile (vullnetare). Imam Shafiu duke u bazuar në këtë hadith para namazit të akshamit ka falur dy rekate sunet. 2 - Nëna e besimtarëve Aishja (r.anha) shpjegon se: “I Dërguari i Allahut (s.a.s) para dhe pas namazit të jacisë falte

ETIKA E XHUMASË

By |February 1st, 2025|Categories: HYTBE|

يَا اَيُّهَا الَّذينَ اٰمَنُوا اِذَا نُودِيَ لِلصَّلٰوةِ مِنْ يَوْمِ الْجُمُعَةِ فَاسْعَوْا اِلٰى ذِكْرِ اللّٰهِ وَذَرُوا الْبَيْعَ ذٰلِكُمْ خَيْرٌ لَكُمْ اِنْ كُنْتُمْ تَعْلَمُونَ “O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë! Kjo, që ta dini, është më mirë për ju!” (Xhumua, 62/9) Të nderuar besimtarë dhe besimtare! Sot është xhuma, dita më e mirë dhe më me bereqet e javës. Sot është ditë gëzimi për besimtarët, ditë në të cilën grumbullohemi së bashku. Xhumaja nga aspekti fetar është sebep për të fituar mëshirën dhe faljen hyjnore,

Si mund t’i shfrytëzojmë Tre Muajt e Begatë?

By |January 30th, 2025|Categories: ADHURIMET|

“O ju që keni besuar? A doni t’ju tregoj për një tregti (përfituese për ju dhe) që do t’ju ruajë nga një dënim i dhembshëm? Besojini Allahut dhe të Dërguarit të Tij, dhe përpiquni në rrugën e Allahu me vetet dhe pasuritë tuaja! Kjo është më e mirë për ju nëse do e dinit.” (Saf, 61:10-11). E nisim përgjigjen me këtë ajet për të rikujtuar se qëllimi i ardhjes sonë në këtë botë është fitimi i kësaj tregtie të lartëpërmendur. Fitimi i një shpërblimi të përhershëm në një jetë të limituar mund të ndodhë duke shfrytëzuar si duhet “stinët e

Çfarë shpjegon ajeti: “Dhe (Allahu) ia mësoi Ademit (a.s) të gjithë emrat”?

By |January 30th, 2025|Categories: Tefsir|

Ky ajet përmendet kur Allahu (xh.sh.) urdhëron engjëjt t’i bënin sexhde Ademit (alejhisselam), Surja Bakara, 2:30-34. Engjëjt, të cilët më parë, duke parë ndjenjat e urrejtjes, epshit dhe kapriçove të njeriut, që burojnë nga aspekti tokësor, e pyetën Allahun (xh.sh.) se a do të krijonte një qenie, që do të derdhë gjak, të vrasë dhe të bëjë shkatërrime në tokë, më pas u përulën me nderim ndaj tij. Sepse njeriu posedon edhe aspektin shpitëror. Në këtë aspekt ai ka aftësinë që të arrijë gradat më të larta të krijimit. Kështu Allahu (xh.sh.) i mësoi Ademit (alejhi selam) emrat e të

A lejohet planifikimi familjar në fenë islame?

By |January 30th, 2025|Categories: Fëmijët, Jeta familjare, Relatat burrë-grua|

Planifikimi familjar është një koncept i njohur për popuj të ndryshëm për gjatë gjithë historisë. Ndryshe njihet edhe si “shtatzani e kontrolluar”. Në fenë islame martesa është konsideruar si një institucion ku mashkulli dhe femra bashkohen, duke plotësuar nevojat emocionale dhe trupore të njëri-tjetrit dhe kështu mundësojnë vazhdimësinë e jetës. Profeti Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) ka nxitur pasuesit e tij të martohen, madje i ka nxitur edhe të kenë shumë fëmijë: “(O njerëz martohuni dhe shumohuni) në Ditën e Gjykimit unë do të krenohem me numrin e shumtë të pasuesëve të mi!” (Ebu Daud, Nikah

Si bëhet sexhdja e tilavetit / leximit?

By |January 30th, 2025|Categories: ADHURIMET, Namazi|

Sexhde e tilavetit (leximit) quhet sexhdja, që duhet bërë pasi këndohet ose dëgjohet një prej ajeteve të sexhdes, që ndodhen në katërmbëdhjetë ajete të Kuranit Famëlartë. Profeti (a.s) kur ka kënduar një sure, që ka patur ajet sexhdeje, ka bërë sexhde dhe sahabet kanë bërë sexhde bashkë me të. Profeti (a.s) ka thënë: “Kur njeriu reciton ajetin e sexhdes dhe bën sexhde, shejtani qan dhe ikën që aty, duke thënë: “Mjerë për mua! Njeriu u urdhërua të bëjë sexhde dhe bëri sexhde menjëherë, kështu Xheneti është i tij. Kurse unë u urdhërova të bëj sexhde, por u shmanga, prandaj Xhehenemi

Çfarë lutje mund të bëjmë në momentin që na vjen në mendje një mëkat?

By |January 26th, 2025|Categories: ADHURIMET|

Është njerëzore që njeriut t’i vijnë në mendje veprime të ndaluara apo mendime të pahijshme. Në këtë rast, mund të veprojmë në disa mënyra për t’i larguar ato: - Të kërkosh falje nga Allahu: Kur një mendim i keq të turbullon mëndjen mund të thuash: “Estagfirullah!” (O Zot, më fal!) - Të kërkosh mbrojtjen e Allahut nga shejtani: “E’udhu bil’lahi minesh’shejtanirr’rraxhim” (Kërkoj mbrojtjen e Allahut nga shejtani i mallkuar). Kjo lutje e largon ndikimin e shejtanit dhe e ndihmon besimtarin që të ruhet nga cytjet e tij. Lutjet janë një mënyrë e fuqishme për të kërkuar ndihmë nga Zoti. Kërko

A lejohet martesa me më shumë se një grua në Shqipëri?

By |January 26th, 2025|Categories: Martesa|

Islami në tërësi ka disa rregulla të pandryshueshme. Megjithatë, nëse zbatimi i një rregulli ose dispozite, shfaq rezultate të panatyrshme për një shoqëri të caktuar, është e mundur të ndalohet nëpërmjet vetë myslimanëve ose përfaqësuesve të tyre juridik. Kjo nuk do të thotë që ndryshon dispozitën që ka përcaktuar Allahu, sepse nuk kthen në haram diçka që është hallall. Por do të thotë, që pasi është identifikuar dobia dhe dëmi i një veprimi dhe si rezultat del, që ai veprim sjell më tepër dëme, atëherë ndiqet një rrugë e shëndetshme për të bërë më të mirën. Sepse disa të drejta

Çfarë është jeum shek?

By |January 26th, 2025|Categories: Argjërimi|

Është fakt i njohur se Profeti (a.s) ka agjëruar shumë në dy muajt para Ramazanit dhe ka këshilluar që të veprohet kështu. Ndërkohë, në lidhje me një ose dy ditë para nisjes së muajit Ramazan ka thënë: “Mos e prisni Ramazanin duke agjëruar një ose dy ditë më parë. Nëse personi agjëron këto ditë, sepse është zakon i tij, le të agjërojë.” (Buhari, Saum, 14; Muslim, Sijam, 21) Kështu, dita para nisjes së Ramazanit është quajtur jeum shek (dita e dyshimtë), sepse hyrja e muajit përcaktohet nga shikimi i hënës. Kjo shpeshherë ka bërë që persona të ndryshëm të vijnë

A e dëmtojnë xhindët dhe shejtani njeriun?

By |January 26th, 2025|Categories: Xhindët|

Xhindët dhe shejtanët mund t’i shkaktojnë probleme njeriut, por nuk mund të ndikojnë tek çdo njeri. Ata mund të kënë më shumë ndikim tek njerëzit që jetojnë larg adhurimeve. Besimi në ngjarjet e shkaktuara nga xhindët është shumë e përhapur si dukuri në të gjitha shoqëritë. Ky fenomen nuk është i pranishëm vetëm tek besimi mysliman por edhe në besimet e tjera. Imam Shibliu shpjegon se xhindët mund të hyjnë në trupin e njeriut dhe t’i shkaktojnë probleme të ndryshme. Ky mendim mbështetet nga dijetarët e Ehl-i Sunnetit, përfshirë Ebu’l-Hasan el-Esh’ariun. Dijetarët e shpjegojnë, duke u mbeshtetur tek ajeti i

Go to Top