BESNIKËRIA
Besnikëria është ndër ato trëndafila që rriten në klimën e miqësisë. Atë është e pamundur që ta gjesh në një atmosferë armiqësie. Besnikëria është veçanti e njerëzve që kanë të përbashkëta në ndjenja, në mendime e në ide. Ndjenja si mëria, urrejtja dhe smira janë armiqtë kryesorë të besnikërisë. Ajo hedh shtat në kraharorin e dashurisë e të humanizmit. Ka pasur edhe nga ata që besnikërinë e kanë përshkruar si njësim të njeriut me zemrën. E vërteta është se ndër njerëzit që nuk kanë një jetë të zemrës e të shpirtit nuk është e lehtë të bëhet fjalë për besnikëri.
ARGUMENTE MBI RINGJALLJEN DHE JETËN E PËRTEJME
Argumenti dhe garancia më e madhe mbi realizimin e jetës së ahiretit është premtimi i Zotit për robtë e vet. Duke theksuar në shumë vende se çdo frymë do të vdesë, se nuk do të mundet të iket nga vdekja, se Allahu është ai që e jep vdekjen dhe se, në fund, kthimi do të jetë te Ai, Kur’ani bën të ditur se ringjallja pas vdekjes është domosdoshmëri e premtimit të Allahut: “Ajo që po ju premtohet juve është mëse e vërtetë! Nuk ka asnjë dyshim se edhe llogaridhënia, edhe ndëshkimi do të realizohen patjetër!” (Dharijat, 51/5-6) Ai që i jep
HORIZONTI MAGJIK I KURANIT FISNIK
Kurani është drita e amshueshmërisë, e cila shkëlqen në botën e shkronjave dhe fjalëve. Kurani është fryma dhe zëri i botës shpirtërore në atllasin e ndjenjave dhe mendimeve të njerëzve dhe xhindëve. Kur erdhi dita dhe Kurani u shndërrua në margaritar brenda një guaske krejt të veçantë, pikërisht atëherë edhe sytë e baballarëve të fjalës morën një bukuri që nuk vyshkej e që nuk çngjyrosej. Gjer ditën kur Kurani do të bëhej dritë e do të reshonte mbi fytyrën e ekzistencës, kjo gjithësi e madhe që është në çdo anë të saj një ekspozitë më vete ngjyrash, dizenjosh dhe akordesh,
NJË BIOGRAFI E SHKURTËR RRETH PROFETIT MUHAMED (s.a.s)
Profeti Muhamed u lind të hënën më 20 Prill 571 në Meke të Arabisë. Familja Hashimite së cilës i përkiste, ishte një degë e fisit fisnik e të fuqishëm Kurejsh. Babai i tij, Abdullahu, ishte një tregtar dhe vdiq përpara se ai të lindte. Nëna Emine jetoi derisa ai u bë gjashtë vjeç. Muhamedi jetim u mor nën mbikëqyrje së pari nga gjyshi Abdumuttalib për dy vjet dhe më vonë nga xhaxhai Ebu Talibi sipas amanetit të gjyshit. Profeti i fundit ishte fryti i lutjes së Profetit Ibrahim, i lajmeve të mira të Jezusit dhe i ëndrrës së nënës