admin_p2ujaf11

Cilat kushte duhet të plotesojë mesti?

By |January 26th, 2025|Categories: Namazi|

Sipas Medhhebit Hanefi mestet duhet të plotësojnë disa kushte. Këto kushte janë thuajse të përbashkëta për çdo medhheb: 1 - Duhet të mbulojnë nyjen e kembës dhe duhet të lidhen bashkë me të. 2 - Duhet të kenë një rezistencë të mjaftueshme sa për të ecur afërsisht 6 km. 3 - Duhet të jenë në gjendje të qëndrojnë në këmbë pa lidhëse. 4 - Nuk duhet të lejojnë që uji të depërtojë në lëkurë. 5 - Nuk duhet të jenë të grisura, më shumë se trefishi i gishtit të vogël të këmbës. Këto janë kushtet që duhet të plotësojnë mestet,

NDJEKJA E NJË MEDHHEBI

By |January 20th, 2025|Categories: Jurisprudencë|

Në fushën e fikhut me fjalën medhheb nuk nënkuptojmë individë, por shkollë juridike. Patjetër që mendimi ka lindur prej një individi, por me kalimin e kohës është zgjeruar, duke u kthyer në pasurinë e përbashkët të bashkësisë së gjerë myslimane. Emërtimet e këtyre shkollave me emrat e themeluesve nuk nënkuptojnë sektarizëm, por një konceptim juridik të fesë, i cili herë pas here përditësohet sipas nevojës. Prandaj dhe opinionet juridike të konfirmuara (mufta bih) nuk emërtohen me emra të përveçëm si p.sh., “sipas mendimit të Shafiiut”, por thuhet “sipas Medhhebit Shafii”. Kjo do të thotë që në shkollën juridike shafiite, pasi

MUAJI REXHEB DHE ADHURIMI I VAZHDUESHËM

By |January 4th, 2025|Categories: HYTBE|

Të nderuar besimtarë e besimtare! Allahu shprehet kështu në Kuranin Famëlartë: وَٱعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّىٰ يَأْتِيَكَ ٱلْيَقِينُ “Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!” (Hixhr, 15:99) Sapo kemi shkelur në muajin Rexheb, të parin ndër tre muajt e mëdhenj; Rexheb, Shaban dhe Ramazan. Allahu ka deklaruar në Kuranin Famëlartë, që ndër 12 muaj të vitit, 4 prej tyre janë haram. Kjo do të thotë që keqbërja, zullumi, padrejtësia apo lufta, të cilat në kushte normale janë gjithmonë të ndaluara, në këta 4 muaj janë edhe më të ndaluara, sepse krahas të qenit vepra të urryera, bëhet fjalë edhe për

FOREX NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM

By |December 10th, 2024|Categories: Jurisprudencë|

Çfarë është Forex? Forex, ose tregu i këmbimit valutor, është një treg global ku kryhet tregtimi i valutave të ndryshme. Ky treg, një nga më të mëdhenjtë dhe më likuidë në botë, funksionon 24 orë në ditë dhe pesë ditë në javë. Investitorët blejnë dhe shesin valuta, duke shpresuar të përfitojnë nga ndryshimet në kurset e këmbimit. Faktorët kryesorë që ndikojnë në Forex janë ekonomitë e vendeve përkatëse, politikëbërja monetare, ngjarjet globale dhe niveli i kërkesës dhe ofertës për valuta specifike. Edhe pse në Forex zëri kryesor është tregtimi i valutave, shumë platforma tregtare që ofrojnë akses në të lejojnë gjithashtu tregtimin

BESIMI NË JETËN E PËRTEJME

By |November 26th, 2024|Categories: HYTBE|

Të nderuar besimtarë e besimtare! Allahu shprehet kështu në Kuranin Famëlartë: كُلُّ نَفْسٍ ذَائِقَةُ الْمَوْتِ وَنَبْلُوكُمْ بِالشَّرِّ وَالْخَيْرِ فِتْنَةً وَاِلَيْنَا تُرْجَعُونَ “Çdo qenie do ta shijojë vdekjen. Ne ju sprovojmë me të mirë e të keqe. Por në fund do të ktheheni tek ne”. (Enbija, 21:35) Ahiret do të thotë “e fundit, e ardhura më pas, dita e fundit”, kurse në terminologji përfaqëson etapën e fundit të jetës së njeriut me ardhjen e vdekjes, më pas ditës së kiametit dhe përfundimin në parajsë ose ferr. وَلَـْلاٰخِرَةُ خَيْرٌ لَكَ مِنَ ... “Ahireti është më i mirë se dynjaja”. (Duha, 93:4) Pas

FJALËT DHE VEPRAT E KOTA

By |November 25th, 2024|Categories: HYTBE|

Të nderuar besimtarë e besimtare! Allahu shprehet kështu në Kuranin Famëlartë: وَالَّذِينَ هُمْ عَنِ اللَّغْوِ مُعْرِضُونَ "Ata të cilët shmangen nga fjalët e kota." (Mu'minun, 23:3) Lagv, në shqip kotësi, do të thotë fjalë apo vepra pa vlerë, pa asnjë kuptim, të thëna pa asnjë logjikë, qofshin këto në lidhje me këtë botë apo me tjetrën, e pabazuar në ndonjë informacion ose dituri. Ose tallje e shpërfillje ndaj të drejtës, besimtarit ose Islamit. Besimtari qëndron larg çdo fjale ose vepre që të çon në dëm shpirtëror ose material. Sepse ai është i vetëdijshëm që mos t’i shkojë dëm asnjë moment,

DOBITË DHE DËMET E FSHEHTA

By |November 19th, 2024|Categories: Uncategorized|

Të nderuar besimtarë e besimtare! Allahu shprehet kështu në Kuranin Famëlartë: ... ۖ وَعَسَىٰٓ أَن تَكْرَهُوا۟ شَيْـًۭٔا وَهُوَ خَيْرٌۭ لَّكُمْ ۖ وَعَسَىٰٓ أَن تُحِبُّوا۟ شَيْـًۭٔا وَهُوَ شَرٌّۭ لَّكُمْ ۗ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ ٢١٦ “...ndoshta nuk ju pëlqen një gjë, por ajo është e mirë për ju; ndoshta ju pëlqen një gjë, por ajo është e keqe për ju. Allahu di, ndërsa ju nuk dini.” (Bekara, 2:216) Të nderuar besimtarë e besimtare! Ajeti që sapo cituam thekson se disa situata, që nga jasht duken të dëmshme, mund të kenë përfitime të fshehura. Disa situata, edhe kur duken të pakëndshme

IMANI BESIMI

By |November 18th, 2024|Categories: HYTBE|

Të nderuar besimtarë e besimtare! Allahu shprehet kështu në Kuranin Famëlartë: وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا وَعَمِلُوا ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ مِنْهُم مَّغْفِرَةً وَأَجْرًا عَظِيمًا  “Besimtarëve që kryejnë vepra të mira Allahu u ka premtuar faljen dhe shpërblim të madh.” (Fet’h, 29) Ardhja e Xhibrilit (a.s), ku mësuam çfarë është besimi... عَنْ عُمَرَ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ أَيْضًا قَالَ: " ... وَقَالَ: يَا مُحَمَّدُ أَخْبِرْنِي عَنْ الْإِسْلَامِ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه و سلم الْإِسْلَامُ أَنْ تَشْهَدَ أَنْ لَا إلَهَ إلَّا اللَّهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ، وَتُقِيمَ الصَّلَاةَ، وَتُؤْتِيَ الزَّكَاةَ، وَتَصُومَ رَمَضَانَ، وَتَحُجَّ الْبَيْتَ إنْ اسْتَطَعْت إلَيْهِ سَبِيلًا. قَالَ: صَدَقْت . ... ". [رَوَاهُ

KËSHILLIMI

By |November 18th, 2024|Categories: Uncategorized|

Të nderuar besimtarë e besimtare! Allahu shprehet kështu në Kuranin Famëlartë: وَٱلَّذِينَ ٱسْتَجَابُوا۟ لِرَبِّهِمْ وَأَقَامُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَأَمْرُهُمْ شُورَىٰ بَيْنَهُمْ وَمِمَّا رَزَقْنَـٰهُمْ يُنفِقُونَ ٣٨ “Për ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre, e falin namazin rregullisht dhe këshillohen për punët e veta me njëri-tjetrin; për ata që ndajnë lëmoshë prej asaj që u kemi dhënë Ne.” (Shura, 42/38) Islami na edukon dhe na formon në çështje të ndryshme të jetës. Një prej tyre është këshillimi, i përmendur si istishare apo shura. S’mund të ishte ndryshe në një fe që në themelet e saj ka diturinë, urtësinë, të drejtën dhe

QASJA ISLAME NDAJ KAFSHËVE

By |November 18th, 2024|Categories: HYTBE|

Të nderuar besimtarë e besimtare! Allahu shprehet kështu në Kuranin Famëlartë: ۗ وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ مِنْهُم مَّغْفِرَةًۭ وَأَجْرًا عَظِيمًۢا ٢٩ “Besimtarëve që kryejnë vepra të mira Allahu u ka premtuar faljen dhe shpërblim të madh.” (Fet’h, 29) Sistemi i vlerave që ka sjellë feja jonë e madhe, Islami, në çdo situatë parashikon trajtim me mëshirë dhe dashuri jo vetëm të njerëzve, por të të gjitha krijesave të Allahut. Mëshira është manifestim i emrit të Allahut, Rrahman, dhe kjo ndjenjë e mëshirës që Zoti ynë i Plotfuqishëm na ka dhënë si natyrë është përgjegjësia jonë njerëzore, si ndaj

Go to Top