KLASIFIKIMI I HADITHEVE SIPAS JURISTËVE
Duhet thënë dhe duhet pranuar që normalisht pyetja “Përse nuk e pranoni këtë hadith, ndërkohë që Profeti (a.s) ka thënë që kudo që të gjeni hadithin tim pranojeni atë dhe praktikojeni?” nuk ka fort kuptim për një person që e njeh pak fikhun dhe natyrën e tij. Kurse fakti, që personi i cili nuk i jep dot përgjigje pyetjes së mësipërme s’ka asnjë domethënie, përveçse personi në fjalë nuk e njeh fikhun dhe argumentin. Patjetër që kur pas kësaj pyetjeje të parë të lënë pa përgjigje vjen një e dytë ku të thuhet “Si guxon të mos ndjekësh hadithin e
ADHURIMI
Në terminologjinë fetare adhurimi është përulja dhe bindja me vetëdije ndaj Allahut si dhe veprimi dhe sjellja me objektiv kënaqësinë e Zotit dhe që Zoti është i kënaqur prej tij. Kjo veprimtari dhe sjellje përfshin dëshminë e besimit, ritet fetare, aktivitetin kontribues në cdo nivel, dhe cdo përpjekje të brendëshme apo të jashtme (të mendimit apo aksionit) që ka si synim kënaqësinë e Allahut. Kur’ani e përmend adhurimin si arsye të krijimit të njerëzve dhe xhindëve: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë” (Dharijat, 51/56). Ndërkaq, nga njëra anë adhurim është të përmendësh
BESIMI
Besim (iman) si kuptim fjale, do të thotë bindje e fuqishme dhe e palëkundur në qenien dhe drejtësinë e diçkaje. Në terminologjinë islame, besimi është identiteti i pranimit të Islamit me gojë, duke qenë ndërkohë i miratuar e i vërtetuar me zemër. Pra për një njeri që e konsideron veten mysliman, është kusht shqiptimi me gojë i fjalës së dëshmisë: “Eshhedu en la ilahe il’lallah ue eshhedu enne Muhameden abduhu ue rasuluh - Dëshmoj se nuk ka tjetër zot veç Allahut dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij”, si dhe besimi e pranimi i saj me zemër.
FEJA
Në kuptimin leksikor fjala din, që në shqip do të thotë fe, mbart kuptimet: ndëshkim, shpërblim, llogari, adhurim i pranueshëm, ligj, bindje, etj. Dijetarët islamë e përkufizojnë fenë si “manual parimesh hyjnore të cilat i shtyjnë njerëzit në të mirën absolute me vullnetin e tyre të lirë”. Këtë tërësi rregullash hyjnore Zoti i madhëruar ua ka dërguar njerëzve me anë të profetëve, njerëz të mrekullueshëm me cilësi pozitive të shkëlqyera. Në librat e shenjtë të feve hyjnore bëhet e qartë ekzistenca e fesë bashkë me njeriun e parë. Aty shprehet qartë se Ademi (a.s) ishte njeriu i parë dhe njëkohësisht
ARGUMENTE MBI RINGJALLJEN DHE JETËN E PËRTEJME
Argumenti dhe garancia më e madhe mbi realizimin e jetës së ahiretit është premtimi i Zotit për robtë e vet. Duke theksuar në shumë vende se çdo frymë do të vdesë, se nuk do të mundet të iket nga vdekja, se Allahu është ai që e jep vdekjen dhe se, në fund, kthimi do të jetë te Ai, Kur’ani bën të ditur se ringjallja pas vdekjes është domosdoshmëri e premtimit të Allahut: “Ajo që po ju premtohet juve është mëse e vërtetë! Nuk ka asnjë dyshim se edhe llogaridhënia, edhe ndëshkimi do të realizohen patjetër!” (Dharijat, 51/5-6) Ai që i
SHKENCA E TASAVUFIT
Nga Ali Xhumua, ish Mytfiu i Egjiptit Tasavufi është rruga e edukimit të shpirtit dhe të sjelljes, me anë të së cilës besimtari arrin gradën e mirësisë (ihsanit) të përshkruar në hadith si: “Ta adhurosh Allahun sikurse ti e sheh Atë, sepse edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai sigurisht që të shikon ty”. Tasavufi është një program edukimi, i cili synon pastrimin e egos (nefsit) nga të gjitha sëmundjet e saj, të cilat e mbajnë atë larg nga Krijuesi. Gjithashtu, me anë të kësaj rruge synohet rehabilitimi i të gjitha çrregullimeve të brendshme apo ato të sjelljes, të
DHIKRI DHE LLOJET E TIJ
Termi dhikr, është tërësia e sjelljeve të këshilluara nga feja, që përmban veprat verbale dhe praktike për të përmendur/kujtuar Allahun. Dhikri, së bashku me fjalët që e kanë prejardhjen nga e njëjta rrënjë, është përmendur rreth 300 herë në Kuran. Dhikr do të thotë të shprehësh disa lutje në kohë dhe shifra të caktuara, të përmendësh Allahun me gojë dhe zemrër, të jetosh duke ndierë që gjithçka që të rrethon të jep një mesazh prej Allahut të Madhëruar. Llojet e dhikrit Megjithëse kuptim i dhikrit është ngushtuar në përmendjen e Allahut me gjuhë, mund të thuhet, që me të nënkuptohet
MOS HUMB SHPRESË NGA MËSHIRA E ZOTIT
Të nderuar vëllezër e motra! Allahu shprehet kështu në Kuranin Famëlartë: قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنْفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.” (Zumer, 39:53) Njeriu, krijesa më e bukur e Allahut (xh.xh) sa e përsosur, po aq edhe gabimtare është. Njeriu është gabimtar, ashtu siç thotë edhe vetë Profeti (a.s): “Të gjithë bijtë
FITNE
Të nderuar besimtarë e besimtare! Allahu shprehet kështu në Kuranin Famëlartë: وَٱلْفِتْنَةُ أَشَدُّ مِنَ ٱلْقَتْلِ ۚ “Fitnia është më e rëndë se vrasja”. (Bekara, 2:191) Të nderuar besimtarë e besimtare! Synimi i besimtarit të vërtetë është gjithmonë hallall, kauza e tij është gjithmonë e drejtë, e vërteta është ajo që kërkon dhe sinqeriteti është mënyra si punon. Tek hallalli arrihet vetëm me hallall dhe jo me haram. Tek e vërteta arrihet vetëm me të vërtetën dhe jo gënjeshtra. Tek e drejta arrihet vetëm me të drejtën dhe jo me zullum. Tek pastërtia arrihet vetëm me të pastërtën dhe jo me
FQINJËSIA
Të nderuar besimtarë e besimtare! Allahu shprehet kështu në Kuranin Famëlartë: وَاعْبُدُوا اللَّهَ وَلَا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا وَبِذِي الْقُرْبَى وَالْيَتَامَى وَالْمَسَاكِينِ وَالْجَارِ ذِي الْقُرْبَى وَالْجَارِ الْجُنُبِ وَالصَّاحِبِ بِالْجَنْبِ وَابْنِ السَّبِيلِ وَمَا مَلَكَتْ أَيْمَانُكُمْ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ مَنْ كَانَ مُخْتَالًا فَخُورًا “Adhurojeni Allahun, duke mos i bërë shok Atij. Silluni mirë me nënën dhe babanë, kushërinjtë, jetimët, ata që janë në nevojë, fqinjët e afërt dhe ata të largët, shokut që keni pranë, udhëtarit dhe kujtdo që gjendet nën juridiksionin tuaj. Allahu nuk i do ata që u pëlqen vetja, e fillojnë të mburren.” (Nisa, 4/36) Të nderuar