Si të lutemi për provim?
Nuk ka lutje specifike për provim, por përderisa studenti në këtë rast ka nevojë për sukses dhe lehtësim, ai duhet të zgjedhë lutjet e duhura për këtë, e ndër këto lutje janë: Është transmetuar se Profeti (sal’lallahu alejhi ue sel’lem) është lutur kështu: يَا حَيُّ يَا قَيُّومُ بِرَحْمَتِكَ أَسْتَغِيثُ، أَصْلِحْ لِي شَأْنِي كُلَّهُ، وَلَا تَكِلْنِي إِلَى نَفْسِي طَرْفَةَ عَيْنٍ Transliterimi “Jâ Hajju jâ Kajjûm, birahmetike estegîth, eslih lî she’nî kul’leh, ue lâ tekilnî ilâ nefsî tarfete ‘ajn!” Përkthimi “O i Gjallë, o i Përjetshëm! Me mëshirën Tënde, unë kërkoj ndihmë, m’i rregullo punët të gjitha dhe bëj mos më lër
A i lexohet Kuran të vdekurve?
Të themi që në krye se dijetarët janë të ndarë në lidhje me këtë çështje, por shumica dërrmuese e tyre anojnë në mendimin që leximi i Kuranit për të vdekurit lejohet, sevapi i këtij leximi mund t’i dhurohet të vdekurve dhe ata mund ta dëgjojnë këndimin e Kuranit prej lexuesve. Hanefitë, hanbelitë dhe një pjesë e malikive janë të mendimit që lejohet. Kurse shumica e malikive dhe shafiitë janë të mendimit që vetëm adhurimet materiale mund të dhurohen. Megjithatë dijetarët e mëpasshëm i janë bashkuar mendimit që kjo lejohet. Ndërkohë që selefitë bashkëkohorë janë rreptësisht kundër kësaj praktike. Në disa
Kujt nuk i jepet zekati?
Sipas hanefive, zekati si dhe sadakaja e fitrit nuk mund tu jepen personave në vijim: a) Nënës, babait, gjyshit, gjyshes, b) Djalit, fëmijës së djalit, vajzës, fëmijës së vajzës dhe fëmijëve të lindur prej tyre, c) Bashkëshortes e bashkëshortit, d) Jomuslimanëve, e) Të pasurve, pra personave që kanë sasinë e nisabit, përveç nevojave të tyre themelore, f) Fëmijës para moshës së pubertetit, babai i të cilit është i pasur (Merginani, el-Hidaje, II/223-228). Allahu di gjithçka më së miri./insi.al/
Kujt i jepet zekati?
Zekati është një ndër farzet thelbësorë në Islam. Ndër çështjet që Kurani Fisnik ka shprehur qartazi janë kategoritë ku mund të dorëzohet zekati. Kjo është shprehur në suren Teube ajeti 60 ku thuhet: “Lëmosha e zekatit është vetëm për të varfrit, për nevojtarët, për ata që janë ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, për ata të cilëve u duhet fituar zemra (në Islam), për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për (luftëtarët në) rrugën e Allahut dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve. Këto janë detyrat e vëna prej Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.”(Teube,
A lejohet divorci në Islam?
Divorci lejohet në Islam. Në ajetet 227-232 të sures Bekara dhe dy ajtete e para të sures Talak (Divorci) janë trajtuar edhe detajet e divorcit dhe procedurat pas tij. Megjithatë Profeti (a.s) është shprehur kështu në lidhje me divorcin: “Hallalli që Allahu urren më shumë është divorci” (Ebu Daud, Talak, 3; Ibn Maxhe, Talak, 1). Nisur nga ky hadith kuptohet që divorci është një procedurë që nuk kërkohet dhe që mundësisht duhet shmangur. Por ndonjëherë nuk ka zgjidhje tjetër dhe detyrimisht kryhet. Ibn Haxher el-Askalani në veprën e tij Bulug el-Meram komenton se kjo mënyrë e shprehjes së hadithit nënkupton
A e nxit Islami poligaminë?
Së pari, duhet të theksojmë që poligaminë nuk e solli Islami, por ka ekzistuar ngahera. Mbi 80% e shoqërive të botës në histori janë poligame. Kisha e ka ndaluar poligaminë në vitin 1890. Së dyti, Islami nxit martesën me një grua dhe lejon martesën me më shumë se një grua, duke e kufizuar këtë në katër. Çfarë është “e lejuar” nënkupton që është një sjellje që kryhet vetëm në situata dhe kushte të veçanta. E njëjta gjë është edhe në lidhje me poligaminë. Në periudhën paraislame poligamia ishte një realitet i shoqërisë arabe dhe gjithashtu e mbarë botës. Njëkohësisht numri
A lejohet birra, vera dhe shampanja pa alkool?
Në radhë të parë duhet të jemi të vetëdijshëm për disa detaje të rëndësishme në lidhje me këto produkte: Birra dhe vera pa alkool zakonisht përgatiten duke përdorur një proces të veçantë që heq pjesën më të madhe të alkoolit. Pra këto produkte në radhë të parë alkoolizohen dhe pastaj i aplikohet procesi i dealkoolizimit. Megjithatë, disa sasi të vogla alkooli mund të mbeten pas këtij procesi.[1] Pjesa më e madhe e pijeve që reklamohen si “pa alkool” përmban sasi të vogla alkooli, zakonisht më pak se 0.5% përqind. Kjo është ndryshe nga pijet alkoolike që përmbajnë më shumë se
A lejohet konsumimi i cigares?
Në lidhje me duhanin nuk ka asnjë ajet dhe hadith të drejtpërdrejtë, sepse cigarja nuk ka qenë përdorur në kohën e Profetit (a.s). Në lidhje me çështjet që s’ka tekst fetar të drejtpërdrejtë janë juristët, të cilët duke grumbulluar argumentet në lidhje me çështjen arrijnë në një konkluzion dhe japin gjykimin fetar. Jurstët bashkëkohorë kanë arritur në konluzionin që konsumimi i duhanit është rreptësisht i ndaluar në një nga kategoritë tahrimen mekruh (mekruh afër haramit) ose haram, bazuar në argumentet e mëposhtme: Së pari, në suren Nisa ajeti 29 thuhet: “…dhe mos e vritni veten” (Nisa, 4/29). Ky ajet përfshin
A ka argument se ndalohet martesa e myslimanes me një jomysliman?
Po, bëhet fjalë për ajetin nr. 5 në suren Maide: “Sot ju janë lejuar gjërat e mira e të pastra. Ju janë lejuar edhe ushqimet e ithtarëve të Librit. Po ashtu, edhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ta. Të lejuara për ju janë femrat e ndershme besimtare dhefemrat e ndershme të atyre që u është dhënë Libri para jush, nëse ju u jepni pajën e kurorëzimit, duke u martuar me to, e jo duke bërë imoralitet, as duke i marrë për dashnore. Kushdo që mohon besimin, veprat e tij do të zhvlerësohen dhe në jetën tjetër ai do të
A ka një limit fitimi në mallrat e tregtisë?
Allahu (xh.xh) në Kuran në suren Bekara thotë: “Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse kamatarinë e ka ndaluar” dhe nuk përcakton një limit maksimal dhe minimal në fitim. Duke u bazuar në ketë themi se nuk ka nje përqindje fikse të caktuar për perfitim në shitjen e mallrave, qofte kjo shitje direkte apo shitje me keste. Por ne e keshillojme pyetesin që të jetë i meshirshem me bleresit e tij dhe te mos e rris shume cmimin e fitimit. Duke u bazuar ne hadithin e Profetit (s.a.s) “Allahu e meshirofte atë njeri qe tregohet tolerant kur blen kur shet dhe