Cila është urtësia e fatkeqësive natyrore?
Në thelb, fatkeqësitë natyrore janë sprovë për gjithsecilin prej nesh, sepse ne gjendemi në botën e një provimi të vazhdueshëm i cili nis me lindjen e njeriut dhe përfundon me vdekjen e tij. Krahas kësaj, çdo gjë që ndodh rreth nesh na përçon një mesazh, i cili duhet lexuar drejtë nëpërmjet vështrimit të urtësisë që Allahu ka vendosur pas çdo ngjarjeje që ka krijuar. Allahu (xh.sh) e krijoi gjithësinë dhe e mbikqyr dhe kontrollon atë. Asgjë në të nuk ndodh pa lejen e Tij: “…as edhe një gjethe nuk bie (nga pema) pa e ditur Ai!” (En’am, 6/59). Kështu çdo
A ka nevojë Allahu t’i dënojë krijesat e Tij?
Fillimisht duhet të qartësojmë se Allahu (xh.sh) është Zoti, Krijuesi i gjithçkaje, dhe si i tillë Ai nuk ka nevojë për asgjë. “Thuaj: Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, të gjithë kanë nevojë për Të, Ai nuk ka nevojë për asgjë!” (Ihlas: 1-2). Përsa i përket dënimit, Allahu (xh.sh) e ka sjellë Ademin (alejhisselam) në këtë botë si pasojë e një sprove. E krijoi atë dhe u sprovua me konsumimin apo jo të frutit të ndaluar. Njeriu i parë vjen në dynja me një sprovë, dhe më pas, në mënyrë që të dallohet i miri nga
Pse na ka krijuar Allahu? Cili është synimi i krijimit?
Allahu na ka krijuar ne që t’na bëjë të njohur Veten e Tij. Duke njohur Allahun, që është Mirësi Absolute dhe Pronari i Vetëm i gjithësisë, si konkluzion lind dëshira që njeriu ta adhurojë Atë. Në suren Bekare kur Allahu i tregon ëngjëjve se do të krijonte në tokë një mëkëmbës të Tijin, engjëjt e pyetën përse do të krijonte dikë që do të derdhte gjak dhe do të kryejnë shkatërrime. Allahu u përgjigjet: “Unë di atë, që ju nuk e dini. Dhe kështu i mësoi Ademit të gjitha emrat…”(Bekare, 2/30-31). Sipas disa komentuesëve të Kuranit emrat e përmendur këtu
ZILIA DHE SMIRA
Të nderuar besimtarë e besimtare! Allahu shprehet kështu në Kuranin Famëlartë: قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلْفَلَقِ ١ مِن شَرِّ مَا خَلَقَ ٢ وَمِن شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ ٣ وَمِن شَرِّ ٱلنَّفَّـٰثَـٰتِ فِى ٱلْعُقَدِ ٤ وَمِن شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ ٥ “Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit, që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar, dhe nga sherri i natës, kur kaplon terri, dhe nga sherri i falltarëve, që fryjnë në nyje (duke bërë magji), dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë.” (Surja Felak) Smira (hased), ka kuptimin e dëshirës që një njeri të humbasë
VLERA E KOHËS
Shumë të nderuar besimtarë e besimtare! Allahu shprehet kështu në Kuranin Famëlartë: يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَلْتَنْظُرْ نَفْسٌ مَا قَدَّمَتْ لِغَدٍ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (Hashr, 59/18) Koha është kapitali më me vlerë i njeriut dhe ky kapital vazhdimisht konsumohet, fluturon porsi era, rrjedh porsi uji. Kurse njeriu është i prirur të jetojë në rehati dhe të qëndrojë larg përgjegjësive. Pikërisht këtu, ai humb. Siç thotë Profeti (s.a.s):
DROPSHIPPING NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM
Dropshipping është një model biznesi në të cilin një dyqan online nuk mban fizikisht stok të mallrave që shet. Ai thjesht shfaq në një faqe online fotografitë dhe informacionet e produkteve që ofron. Kur dyqani online merr një porosi nga një klient, ai blen produktin nga një furnizues, i cili e dërgon produktin direkt te klienti. Shitësi online vendos një çmim më të lartë sesa ai i furnizuesit dhe në këtë mënyrë siguron fitimin e vet. Tregtia në Islam është e lejuar, por ka disa pika që duhen pasur parasysh në mënyrë që mos të rrezikohet e drejta e askujt.
Thuhet se të thyesh zemrën e njeriut është më e rëndë sesa të shembësh Qaben. Cili është dënimi i atij që thyen zemrën e njeriut?
Pyetje: Thuhet se të thyesh zemrën e njeriut është më e rëndë sesa të shembësh Qaben. Cili është dënimi i atij që thyen zemrën e njeriut? Përgjigje Nuk kemi rastisur në ndonjë transmetim të saktë me tekstin “Të thyesh zemrën është si të shkatërrosh Qaben”. Në një burim dytësor përmendet si hadith ky tekst: “Të thyesh zemrën e një myslimani dhe ta lëndosh atë padrejtësisht është mëkat më i madh sesa ta shkatërrosh Qaben 70 herë” (Mevlana Muhammed Rebhâmi, Rijad en-Nasihin). Por nuk ka burim të besueshëm. Megjithatë, ka transmetime që tregojnë se kjo thënie nuk bie ndesh me
LINDJA E KRENARISË SË NJERËZIMIT (s.a.s)
Të nderuar besimtarë e besimtare! Allahu shprehet kështu në Kuranin Famëlartë: لَقَدْ مَنَّ اللَّهُ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ إِذْ بَعَثَ فِيهِمْ رَسُولًا مِنْ أَنْفُسِهِمْ يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِهِ وَيُزَكِّيهِمْ وَيُعَلِّمُهُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ Një botë sterrë e zezë e mbarsur me dritë... Në horizont, jehona mbushur plot sihariqe për kohën e shkurtër të mbetur gjer në shfaqjen e të shumëpriturit... Aq i madh është ndikimi i tij nëpër ndërgjegje, sa shumë mekas tregojnë vazhdimisht për Profetin e Fundit që do të vijë. Dhe një porosi: "Sapo të shfaqet, vraponi për tek ai dhe bëhuni një me shpirtin e tij!" Ai e kishte të
Kujt i jepet sadakaja e fitrit?
Personat ose institucionet që kanë të drejtë ta pranojnë zekatin, mund ta marrin edhe sadakanë e fitrit, sepse atyre që iu takon zekati, iu takon edhe sadakaja e fitrit. Në lidhje me destinaconin e zekatit Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Lëmosha e zekatit është vetëm për të varfrit, për nevojtarët, për ata që janë ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, për ata të cilëve u duhet fituar zemra (në Islam), për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për (luftëtarët në) rrugën e Allahut dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve. Këto janë detyrat e vëna prej Allahut. Vërtet,
Sa është vlera e sadakasë së fitrit?
Sasinë e sadakasë së fitrit e ka përcaktuar Pejgamberi (a.s), kur ka thënë: “Një sa’ me hurma ose me elb, ose gjysmë sa’ me grurë”. Një sa’ është e barabartë me 3.350 kg. Prandaj, sadakaja e fitrit duhet të jepet nga këto katër lëndë ushqimore: grurë, elb, hurma dhe rrush i thatë. Nga gruri ose mielli i grurit dhe nënproduktet e tij, jepet ½ sa’, kurse nga të tjerat jepet një sa’. Nga llojet e përmendura të ushqimeve, nënkuptohet që sasia e sadakasë së fitrit është përafërsisht sa ushqimi ditor i një të varfri. Transmetimet lidhur me këtë çështje tregojnë