Kujt i jepet sadakaja e fitrit?
Personat ose institucionet që kanë të drejtë ta pranojnë zekatin, mund ta marrin edhe sadakanë e fitrit, sepse atyre që iu takon zekati, iu takon edhe sadakaja e fitrit. Në lidhje me destinaconin e zekatit Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Lëmosha e zekatit është vetëm për të varfrit, për nevojtarët, për ata që janë ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, për ata të cilëve u duhet fituar zemra (në Islam), për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për (luftëtarët në) rrugën e Allahut dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve. Këto janë detyrat e vëna prej Allahut. Vërtet,
Sa është vlera e sadakasë së fitrit?
Sasinë e sadakasë së fitrit e ka përcaktuar Pejgamberi (a.s), kur ka thënë: “Një sa’ me hurma ose me elb, ose gjysmë sa’ me grurë”. Një sa’ është e barabartë me 3.350 kg. Prandaj, sadakaja e fitrit duhet të jepet nga këto katër lëndë ushqimore: grurë, elb, hurma dhe rrush i thatë. Nga gruri ose mielli i grurit dhe nënproduktet e tij, jepet ½ sa’, kurse nga të tjerat jepet një sa’. Nga llojet e përmendura të ushqimeve, nënkuptohet që sasia e sadakasë së fitrit është përafërsisht sa ushqimi ditor i një të varfri. Transmetimet lidhur me këtë çështje tregojnë
Kush e ka detyrim dhënien e sadakasë së fitrit?
Muslimanët që kanë mbërritur Fitër Bajramin dhe që zotërojnë sasinë e nisabit, përveç nevojave të tyre themelore dhe borxheve një vjeçare, janë të detyruar/vaxhib të japin sadakanë e fitrit për veten e tyre dhe ata që kanë nën kujdestari (Kâsânî, Bedâî, 2/ 70,72). Nisabi i nevojshëm për sadakanë e fitrit është po ajo masë sikurse te zekati, pra 85 gram ar, ndonëse me këtë rast nuk kërkohet që pasuria të jetë e shtueshme si dhe që personi ta ketë zotëruar nisabin për një vit të plotë hënor, siç është tek detyrueshmëria e zekatit. Mjafton që në fund të Ramazanit të
Kur duhet dhënë sadakaja e fitrit?
Sadakaja e fitrit mund të jepet që me hyrjen e muajit të Ramazanit, por më mirë do ishte të jepej në pjesën e tretë të tij. Sadakaja e fitrit ka një lidhshmëri me festën e Bajramit. Prandaj, sipas hanefive bëhet vaxhib ditën e parë të Bajramit të Ramazanit (Fitër Bajramit) në kohën e syfyrit. Sipas tre medhhebeve të tjerë bëhet obligim me perëndimin e diellit të ditës së fundit të ramazanit. Nxjerrja e saj pranohet deri para faljes së namazit të Bajramit. Edhe sikur mos ta ketë dhururar, personi duhet ta ketë ndarë sasinë që do të dhurojë si sadaka
Çfarë është sadakaja e fitrit?
Sadakaja e fitrit, ndryshe thënë “Sadakatu’l-fitr” ose “zekatu’l-fitr” është një adhurim material, të cilin e kanë detyrim myslimanët që zotërojnë pasuri në nivel të nisabit, si dhe personat që kanë dikë nën kujdestari të tyre e që e arrijnë Bajramin e Ramazanit. Si dispozitë islame, sadakaja e fitrit është e kategorisë së detyrimit/vaxhib. Por sipas Hanefive vaxhib e kanë vetëm ata të cilët plotësojnë kriterin e nisabit. Thënë më thjeshtë, kushka detyrim zekatin ka detyrim edhe sadakanë e fitrit. Sipas medhhebeve të tjerë praktikisht e ka detyrim çdo mysliman që zotëron sasinë e kësaj sadakaje përveç nevojave bazike të familjes.
A e prish agjërimin mjekimi me avull nga goja?
Mjekimi me avull nga goja e prish agjërimin. Agjërimi nuk prishet për shkak të gëlltitjes pa dashje të avullit gjatë gatimit ose zierjes së ujit. Megjithatë, thithja me vetëdije e avullit të ushqimit ose avullit të ujit e prish agjërimin. Sepse personi që e bën këtë merr shijen e ushqimit ose thith avujt e ujit. Kështu bën që ushqimi dhe uji të shkojnë në stomak si nga goja ashtu edhe nga hunda. Një situatë e tillë është bie ndesh me logjikën e agjërimit. Sepse gjëja kryesore në agjërim është largimi nga ngrënia, pirja dhe marrëdhëniet intime. Po kështu, edhe mjekimi
A e prish agjërimin dhënia dhe marrja e gjakut?
Agjërimi i personit që dhuron gjak gjatë agjërimit nuk prishet. Marrja e gjakut në trup e prish agjërimin sepse hyn në kategorinë e ushqyerjes. Pavarësisht se në një transmetim na rrëfehet se Profeti (a.s) ka theksuar se agjërimi i atij që bën hixhame është i pavlefshëm (Ebu Daud, Saum, 28 [2367, 2370-2371]; Ibn Maxhe, Sijam, 18 [1680]), Buhariu transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s.) ka bërë hixhame ndërkohë që ishte agjëruar (Buhari, Savm, 32 [1938-1939]). Nisur nga kjo situatat e mundshme janë tre: Bërja e hixhames Dhurimi i gjakut Dhënia e gjakut për analiza. a) Dhënia e gjakut për
Kur është Nata e Kadrit?
Ashtu si koha e parinimit të lutjes në ditën e xhuma apo Ismi Adham (Emri më i Lartë) ndër Atributet e Bukur të Allahut, mund të thuhet që edhe Nata e Kadrit është fshehur në dhjetë netët e fundit të Muajit Ramazan. Kështu, qëllimi është që besimtarët të jenë gjithmonë vigjilentë dhe të kujdesshëm, të adhurojnë dhe të sillen vazhdimisht me bindje daj Allahut, e të mos humbasin asnjë rast për vepra të mira. Siç transmetohet nga nëna jonë Aishja (r.anha), i Dërguari i Allahut (sal’lallahu alejhi ue sel’lem) u mbyll në xhami në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit
Cila është vlera e Natës së Kadrit?
Një nga karakteristikat e Muajit Ramazan është Nata e Kadrit. Emri i kësaj nate, “kadr”, ka një frymë dhe kuptim vlerësimi. Sikur na thotë: “Ta dish vlerën e kësaj nate që të dihet vlera jote!”. Karakteristika më e rëndësishme e Natës së Kadrit është se Libri ynë i Shenjtë, Kurani i Famëlartë, i cili u jep njerëzve dhe xhindëve lumturinë e dy botëve, u shpall për herë të parë në qiellin e botës. Allahu (xh.xh) shprehet kështu në suren el-Kadr: اِنَّٓا اَنْـزَلْنَاهُ ف۪ى لَيْلَةِ الْقَدْرِۚ. وَمَٓا اَدْرٰيكَ مَا لَيْلَةُ الْقَدْرِ. لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِنْ اَلْفِ شَهْرٍ. تَـنَـزَّلُ الْمَلٰٓئِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا
Si duhet vlerësuar Nata Kadrit?
Nata e Kadrit është një natë kur njerëzve u jepen dhurata të shumta nga Zoti i Madhëruar. Në këtë natë, Zoti i Madhëruar e bekon pothuajse të gjithë ata që hyjnë në atë atmosferë në raport me perceptimin dhe vlerësimin e tyre. Po kështu, atë natë, Zoti i Plotfuqishëm i trajton krijesat e Tij në një formë të veçantë. Ai nuk shikon shkretimin shpirtëror dhe dobësinë njerëzore të mëkatarëve dhe nevojtarëve, por dhuron sipas lavdisë së Tij. Në të vërtetë, Profeti ynë (paqja qoftë mbi të) ka thënë kështu për këtë natë: مَنْ يَقُمْ لَيْلَةَ القَدْرِ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا غُفِرَ لَهُ