ADHURIMET

A ka namaz sunet para namazit të jacisë? Nëse ka, a mund të na tregoni argumentet?

By |February 6th, 2025|Categories: Namazi|

Falja e suneteve para namazit farz të jacisë bazohet në disa hadithe. Midis tyre mund të përmendim disa. 1 - Profeti (s.a.s) thotë: Midis dy ezaneve (ezanit dhe ikametit) kush ka deshirë mund të falë namaz. (Muslim, Salatul musafirin, 56). Duke u bazuar në këtë hadith mbas ezanit deri në çastin kur do të thirret ikameti mund të falet namaz nafile (vullnetare). Imam Shafiu duke u bazuar në këtë hadith para namazit të akshamit ka falur dy rekate sunet. 2 - Nëna e besimtarëve Aishja (r.anha) shpjegon se: “I Dërguari i Allahut (s.a.s) para dhe pas namazit të jacisë falte

Si mund t’i shfrytëzojmë Tre Muajt e Begatë?

By |January 30th, 2025|Categories: ADHURIMET|

“O ju që keni besuar? A doni t’ju tregoj për një tregti (përfituese për ju dhe) që do t’ju ruajë nga një dënim i dhembshëm? Besojini Allahut dhe të Dërguarit të Tij, dhe përpiquni në rrugën e Allahu me vetet dhe pasuritë tuaja! Kjo është më e mirë për ju nëse do e dinit.” (Saf, 61:10-11). E nisim përgjigjen me këtë ajet për të rikujtuar se qëllimi i ardhjes sonë në këtë botë është fitimi i kësaj tregtie të lartëpërmendur. Fitimi i një shpërblimi të përhershëm në një jetë të limituar mund të ndodhë duke shfrytëzuar si duhet “stinët e

Si bëhet sexhdja e tilavetit / leximit?

By |January 30th, 2025|Categories: ADHURIMET, Namazi|

Sexhde e tilavetit (leximit) quhet sexhdja, që duhet bërë pasi këndohet ose dëgjohet një prej ajeteve të sexhdes, që ndodhen në katërmbëdhjetë ajete të Kuranit Famëlartë. Profeti (a.s) kur ka kënduar një sure, që ka patur ajet sexhdeje, ka bërë sexhde dhe sahabet kanë bërë sexhde bashkë me të. Profeti (a.s) ka thënë: “Kur njeriu reciton ajetin e sexhdes dhe bën sexhde, shejtani qan dhe ikën që aty, duke thënë: “Mjerë për mua! Njeriu u urdhërua të bëjë sexhde dhe bëri sexhde menjëherë, kështu Xheneti është i tij. Kurse unë u urdhërova të bëj sexhde, por u shmanga, prandaj Xhehenemi

Çfarë lutje mund të bëjmë në momentin që na vjen në mendje një mëkat?

By |January 26th, 2025|Categories: ADHURIMET|

Është njerëzore që njeriut t’i vijnë në mendje veprime të ndaluara apo mendime të pahijshme. Në këtë rast, mund të veprojmë në disa mënyra për t’i larguar ato: - Të kërkosh falje nga Allahu: Kur një mendim i keq të turbullon mëndjen mund të thuash: “Estagfirullah!” (O Zot, më fal!) - Të kërkosh mbrojtjen e Allahut nga shejtani: “E’udhu bil’lahi minesh’shejtanirr’rraxhim” (Kërkoj mbrojtjen e Allahut nga shejtani i mallkuar). Kjo lutje e largon ndikimin e shejtanit dhe e ndihmon besimtarin që të ruhet nga cytjet e tij. Lutjet janë një mënyrë e fuqishme për të kërkuar ndihmë nga Zoti. Kërko

Çfarë është jeum shek?

By |January 26th, 2025|Categories: Argjërimi|

Është fakt i njohur se Profeti (a.s) ka agjëruar shumë në dy muajt para Ramazanit dhe ka këshilluar që të veprohet kështu. Ndërkohë, në lidhje me një ose dy ditë para nisjes së muajit Ramazan ka thënë: “Mos e prisni Ramazanin duke agjëruar një ose dy ditë më parë. Nëse personi agjëron këto ditë, sepse është zakon i tij, le të agjërojë.” (Buhari, Saum, 14; Muslim, Sijam, 21) Kështu, dita para nisjes së Ramazanit është quajtur jeum shek (dita e dyshimtë), sepse hyrja e muajit përcaktohet nga shikimi i hënës. Kjo shpeshherë ka bërë që persona të ndryshëm të vijnë

Cilat kushte duhet të plotesojë mesti?

By |January 26th, 2025|Categories: Namazi|

Sipas Medhhebit Hanefi mestet duhet të plotësojnë disa kushte. Këto kushte janë thuajse të përbashkëta për çdo medhheb: 1 - Duhet të mbulojnë nyjen e kembës dhe duhet të lidhen bashkë me të. 2 - Duhet të kenë një rezistencë të mjaftueshme sa për të ecur afërsisht 6 km. 3 - Duhet të jenë në gjendje të qëndrojnë në këmbë pa lidhëse. 4 - Nuk duhet të lejojnë që uji të depërtojë në lëkurë. 5 - Nuk duhet të jenë të grisura, më shumë se trefishi i gishtit të vogël të këmbës. Këto janë kushtet që duhet të plotësojnë mestet,

Çfarë janë Tri Muajt e Mirë?

By |November 3rd, 2024|Categories: ADHURIMET|

Me “tri muajt e mirë” i referohemi muajve hënorë: Rexhepit, Shabanit dhe Ramazanit, të cilët mund t’i konsiderojmë si stina e mëshirës. Muaji më i vlefshëm i vitit është Ramazani, në të cilin ndodhet Nata e Kadrit, që ka vlerën dhe shpërblimin e një mijë muajve (afërsisht 84 vite). Prandaj, muajt Rexhep dhe Shaban shërbejnë si një parapërgatitje për këtë muaj kaq të rëndësishëm. Allahu (xh.sh) u jep mundësi të shumta robëve të Tij për të shlyer gjynahet dhe për të përparuar në gradët shpirtërore. Ashtu siç janë pesë vaktet gjatë ditës dhe dita e xhuma gjatë javës, po ashtu

A e prish agjërimin dhënia dhe marrja e gjakut?

By |November 3rd, 2024|Categories: Argjërimi|

Agjërimi i personit që dhuron gjak gjatë agjërimit nuk prishet. Marrja e gjakut në trup e prish agjërimin sepse hyn në kategorinë e ushqyerjes. Pavarësisht se në një transmetim na rrëfehet se Profeti (a.s) ka theksuar se agjërimi i atij që bën hixhame është i pavlefshëm (Ebu Daud, Saum, 28 [2367, 2370-2371]; Ibn Maxhe, Sijam, 18 [1680]), Buhariu transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s.) ka bërë hixhame ndërkohë që ishte agjëruar (Buhari, Savm, 32 [1938-1939]). Nisur nga kjo situatat e mundshme janë tre: Dhënia e gjakut për analiza, Dhurimi i gjakut, Bërja e hixhames. Dhënia e gjakut për analiza,

A i lexohet Kuran të vdekurve?

By |November 1st, 2024|Categories: ADHURIMET, Kurani Kerim|

Të themi që në krye se dijetarët janë të ndarë në lidhje me këtë çështje, por shumica dërrmuese e tyre anojnë në mendimin që leximi i Kuranit për të vdekurit lejohet, sevapi i këtij leximi mund t’i dhurohet të vdekurve dhe ata mund ta dëgjojnë këndimin e Kuranit prej lexuesve. Hanefitë, hanbelitë dhe një pjesë e malikive janë të mendimit që lejohet. Kurse shumica e malikive dhe shafiitë janë të mendimit që vetëm adhurimet materiale mund të dhurohen. Megjithatë dijetarët e mëpasshëm i janë bashkuar mendimit që kjo lejohet. Ndërkohë që selefitë bashkëkohorë janë rreptësisht kundër kësaj praktike. Në disa

Kujt nuk i jepet zekati?

By |November 1st, 2024|Categories: Zekati dhe sadakaja|

Sipas hanefive, zekati si dhe sadakaja e fitrit nuk mund tu jepen personave në vijim: a) Nënës, babait, gjyshit, gjyshes, b) Djalit, fëmijës së djalit, vajzës, fëmijës së vajzës dhe fëmijëve të lindur prej tyre, c) Bashkëshortes e bashkëshortit, d) Jomuslimanëve, e) Të pasurve, pra personave që kanë sasinë e nisabit, përveç nevojave të tyre themelore, f) Fëmijës para moshës së pubertetit, babai i të cilit është i pasur (Merginani, el-Hidaje, II/223-228). Allahu di gjithçka më së miri./insi.al/

Go to Top