Argjërimi

A e prish agjërimin dhënia dhe marrja e gjakut?

By |November 3rd, 2024|Categories: Argjërimi|

Agjërimi i personit që dhuron gjak gjatë agjërimit nuk prishet. Marrja e gjakut në trup e prish agjërimin sepse hyn në kategorinë e ushqyerjes. Pavarësisht se në një transmetim na rrëfehet se Profeti (a.s) ka theksuar se agjërimi i atij që bën hixhame është i pavlefshëm (Ebu Daud, Saum, 28 [2367, 2370-2371]; Ibn Maxhe, Sijam, 18 [1680]), Buhariu transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s.) ka bërë hixhame ndërkohë që ishte agjëruar (Buhari, Savm, 32 [1938-1939]). Nisur nga kjo situatat e mundshme janë tre: Dhënia e gjakut për analiza, Dhurimi i gjakut, Bërja e hixhames. Dhënia e gjakut për analiza,

Jam një vajze e pambuluar. A e pranon Allahu namazin dhe agjërimin tim?

By |November 1st, 2024|Categories: Allahu, Argjërimi, Mbulesa, Namazi|

Kush neglizhon shaminë në ambientet publike, por gjatë faljes së namazit mbulohet siç duhet, namazi i saj është i saktë. Njëkohësisht edhe kur kryen pa shami çfarëdolloj adhurimi, që në vetvete nuk e ka kusht të realizimit mbulesën, siç është agjërimi apo zekati, këto adhurime konsiderohen të sakta. Allahu ka bërë detyrim mbulimin e pjesëve të caktuara për trupin e femrës dhe të mashkullit. Lidhur me këtë, mbulesa për gruan myslimane është obligim fetar (Shiko ajetet: Ahzab, 33/33, 59; Nur, 24/31). Mashkulli ka detyrim të mbulojë trupin e tij nga kërthiza deri tek kupa e gjurit. Këto quhen zona të

Një grua shtëpiake që nuk agjëron për shkak të diabetit a duhet të paguajë fidje për nëse nuk ka të ardhura të veta?

By |November 1st, 2024|Categories: Argjërimi|

Fidje quhet ndihma e dhënë nga njerëzit që nuk mund të agjërojnë për shkak të një sëmundjeje të vazhdueshme ose pleqërisë, e mjaftueshme për të ushqyer një të varfër për dy vakte. Fidja jepet për çdo ditë që s’mund të agjërojë. Ajo është një mënyrë për tu bërë pjesë e adhurimit, duke marrë sevape shpërblim për të sëmurët që nuk mund të shërohen më kurrë dhe të moshuarit e pamundur të agjërojnë. Mirëpo, nëse personi që duhet të paguajë fidjen nuk ka mundësi financiare, mund t’i drejtohet mëshirës së Allahut dhe të kërkojë faljen e Tij. Megjithatë, në rastin e

Cili duhet të jetë qëndrimi i nënave gjidhënëse ndaj agjërimit?

By |November 1st, 2024|Categories: Argjërimi|

Ndërkohë që nëna ushqen fëmijën me gji, gjë që përgjithësisht ekspertët e rekomandojnë edhe pas moshës 1 vjeçare, nëse kjo është edhe mënyra kryesore e ushqyerjes së fëmijës, atëherë nëna bën këtë vlerësim: Nëse kur ajo agjëron, i shterohet qumështi ose i pakësohet në sasi të pamjaftueshme për ushqyerjen e fëmijës, atëherë nuk agjëron. Ajo i kompenson më pas ditët që nuk mundi t’i agjërojë. E rëndësishme është që konstatimi të bëhet në mënyrë të saktë. Ky konstatim mund të bëhet nëpërmjet këshillimit me mjekun ose opinionit të epërm (dhan galib) që buron nga eksperienca personale. Prandaj në shumicën e

A e prish agjërimin shiriti qetësues i vendosur në bel, qafë apo gjunjë?

By |October 30th, 2024|Categories: Argjërimi|

Edhe pse pomadat, vajrat, kremi dhe aplikimet e ngjashme përthithen pjesërisht nga lëkura dhe përzihen me gjakun përmes kapilarëve, ato nuk janë akte që synojnë të ushqejnë trupin dhe nuk kryejnë këtë funksion. Prandaj, praktika të tilla nuk e prishin agjërimin. Allahu di gjithçka më së miri./insi.al/

Go to Top