A ka namaz sunet para namazit të jacisë? Nëse ka, a mund të na tregoni argumentet?
Falja e suneteve para namazit farz të jacisë bazohet në disa hadithe. Midis tyre mund të përmendim disa. 1 - Profeti (s.a.s) thotë: Midis dy ezaneve (ezanit dhe ikametit) kush ka deshirë mund të falë namaz. (Muslim, Salatul musafirin, 56). Duke u bazuar në këtë hadith mbas ezanit deri në çastin kur do të thirret ikameti mund të falet namaz nafile (vullnetare). Imam Shafiu duke u bazuar në këtë hadith para namazit të akshamit ka falur dy rekate sunet. 2 - Nëna e besimtarëve Aishja (r.anha) shpjegon se: “I Dërguari i Allahut (s.a.s) para dhe pas namazit të jacisë falte
Si bëhet sexhdja e tilavetit / leximit?
Sexhde e tilavetit (leximit) quhet sexhdja, që duhet bërë pasi këndohet ose dëgjohet një prej ajeteve të sexhdes, që ndodhen në katërmbëdhjetë ajete të Kuranit Famëlartë. Profeti (a.s) kur ka kënduar një sure, që ka patur ajet sexhdeje, ka bërë sexhde dhe sahabet kanë bërë sexhde bashkë me të. Profeti (a.s) ka thënë: “Kur njeriu reciton ajetin e sexhdes dhe bën sexhde, shejtani qan dhe ikën që aty, duke thënë: “Mjerë për mua! Njeriu u urdhërua të bëjë sexhde dhe bëri sexhde menjëherë, kështu Xheneti është i tij. Kurse unë u urdhërova të bëj sexhde, por u shmanga, prandaj Xhehenemi
Cilat kushte duhet të plotesojë mesti?
Sipas Medhhebit Hanefi mestet duhet të plotësojnë disa kushte. Këto kushte janë thuajse të përbashkëta për çdo medhheb: 1 - Duhet të mbulojnë nyjen e kembës dhe duhet të lidhen bashkë me të. 2 - Duhet të kenë një rezistencë të mjaftueshme sa për të ecur afërsisht 6 km. 3 - Duhet të jenë në gjendje të qëndrojnë në këmbë pa lidhëse. 4 - Nuk duhet të lejojnë që uji të depërtojë në lëkurë. 5 - Nuk duhet të jenë të grisura, më shumë se trefishi i gishtit të vogël të këmbës. Këto janë kushtet që duhet të plotësojnë mestet,
Jam një vajze e pambuluar. A e pranon Allahu namazin dhe agjërimin tim?
Kush neglizhon shaminë në ambientet publike, por gjatë faljes së namazit mbulohet siç duhet, namazi i saj është i saktë. Njëkohësisht edhe kur kryen pa shami çfarëdolloj adhurimi, që në vetvete nuk e ka kusht të realizimit mbulesën, siç është agjërimi apo zekati, këto adhurime konsiderohen të sakta. Allahu ka bërë detyrim mbulimin e pjesëve të caktuara për trupin e femrës dhe të mashkullit. Lidhur me këtë, mbulesa për gruan myslimane është obligim fetar (Shiko ajetet: Ahzab, 33/33, 59; Nur, 24/31). Mashkulli ka detyrim të mbulojë trupin e tij nga kërthiza deri tek kupa e gjurit. Këto quhen zona të
A lejohet të mos falen sunetet apo të shkurtohen kur je në udhëtim?
Kur je udhetar asnjë namaz sunet nuk mund të shkurtohet. Sepse shkurtimi i namazeve është urdhëruar vetëm për namazet farz. Kur jemi në udhetim namazet farz nga 4 rekat falen 2 rekate, ndërkohë që namazet sunet ëshë e pëlqyeshme të falen. Nëse gjatë udhëtimit ka vështiresi dhe frikë, atëherë wshtw mw e pwlqyeshme qw sunetet të mos falen. Sipas Imam Neueuiut (r.a) është e pëlqyeshme (mustehab) të falesh namazet sunet kur je udhëtar. Ndërkohë që transmetohet se Ibn Omer (r.a) dhe shume të tjerë nuk i kanë falur namazet sunet kur kanë qenë në udhëtim. Në Sahihun e Buhariut dhe