Si duhet vlerësuar Nata Kadrit?
Nata e Kadrit është një natë kur njerëzve u jepen dhurata të shumta nga Zoti i Madhëruar. Në këtë natë, Zoti i Madhëruar e bekon pothuajse të gjithë ata që hyjnë në atë atmosferë në raport me perceptimin dhe vlerësimin e tyre. Po kështu, atë natë, Zoti i Plotfuqishëm i trajton krijesat e Tij në një formë të veçantë. Ai nuk shikon shkretimin shpirtëror dhe dobësinë njerëzore të mëkatarëve dhe nevojtarëve, por dhuron sipas lavdisë së Tij. Në të vërtetë, Profeti ynë (paqja qoftë mbi të) ka thënë kështu për këtë natë: مَنْ يَقُمْ لَيْلَةَ القَدْرِ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا غُفِرَ لَهُ
Jam një vajze e pambuluar. A e pranon Allahu namazin dhe agjërimin tim?
Kush neglizhon shaminë në ambientet publike, por gjatë faljes së namazit mbulohet siç duhet, namazi i saj është i saktë. Njëkohësisht edhe kur kryen pa shami çfarëdolloj adhurimi, që në vetvete nuk e ka kusht të realizimit mbulesën, siç është agjërimi apo zekati, këto adhurime konsiderohen të sakta. Allahu ka bërë detyrim mbulimin e pjesëve të caktuara për trupin e femrës dhe të mashkullit. Lidhur me këtë, mbulesa për gruan myslimane është obligim fetar (Shiko ajetet: Ahzab, 33/33, 59; Nur, 24/31). Mashkulli ka detyrim të mbulojë trupin e tij nga kërthiza deri tek kupa e gjurit. Këto quhen zona të
Një grua shtëpiake që nuk agjëron për shkak të diabetit a duhet të paguajë fidje për nëse nuk ka të ardhura të veta?
Fidje quhet ndihma e dhënë nga njerëzit që nuk mund të agjërojnë për shkak të një sëmundjeje të vazhdueshme ose pleqërisë, e mjaftueshme për të ushqyer një të varfër për dy vakte. Fidja jepet për çdo ditë që s’mund të agjërojë. Ajo është një mënyrë për tu bërë pjesë e adhurimit, duke marrë sevape shpërblim për të sëmurët që nuk mund të shërohen më kurrë dhe të moshuarit e pamundur të agjërojnë. Mirëpo, nëse personi që duhet të paguajë fidjen nuk ka mundësi financiare, mund t’i drejtohet mëshirës së Allahut dhe të kërkojë faljen e Tij. Megjithatë, në rastin e
Cili duhet të jetë qëndrimi i nënave gjidhënëse ndaj agjërimit?
Ndërkohë që nëna ushqen fëmijën me gji, gjë që përgjithësisht ekspertët e rekomandojnë edhe pas moshës 1 vjeçare, nëse kjo është edhe mënyra kryesore e ushqyerjes së fëmijës, atëherë nëna bën këtë vlerësim: Nëse kur ajo agjëron, i shterohet qumështi ose i pakësohet në sasi të pamjaftueshme për ushqyerjen e fëmijës, atëherë nuk agjëron. Ajo i kompenson më pas ditët që nuk mundi t’i agjërojë. E rëndësishme është që konstatimi të bëhet në mënyrë të saktë. Ky konstatim mund të bëhet nëpërmjet këshillimit me mjekun ose opinionit të epërm (dhan galib) që buron nga eksperienca personale. Prandaj në shumicën e
A e prish agjërimin shiriti qetësues i vendosur në bel, qafë apo gjunjë?
Edhe pse pomadat, vajrat, kremi dhe aplikimet e ngjashme përthithen pjesërisht nga lëkura dhe përzihen me gjakun përmes kapilarëve, ato nuk janë akte që synojnë të ushqejnë trupin dhe nuk kryejnë këtë funksion. Prandaj, praktika të tilla nuk e prishin agjërimin. Allahu di gjithçka më së miri.
A lejohet të mos falen sunetet apo të shkurtohen kur je në udhëtim?
Kur je udhetar asnjë namaz sunet nuk mund të shkurtohet. Sepse shkurtimi i namazeve është urdhëruar vetëm për namazet farz. Kur jemi në udhetim namazet farz nga 4 rekat falen 2 rekate, ndërkohë që namazet sunet ëshë e pëlqyeshme të falen. Nëse gjatë udhëtimit ka vështiresi dhe frikë, atëherë wshtw mw e pwlqyeshme qw sunetet të mos falen. Sipas Imam Neueuiut (r.a) është e pëlqyeshme (mustehab) të falesh namazet sunet kur je udhëtar. Ndërkohë që transmetohet se Ibn Omer (r.a) dhe shume të tjerë nuk i kanë falur namazet sunet kur kanë qenë në udhëtim. Në Sahihun e Buhariut dhe
Pse na ka krijuar Allahu? Cili është synimi i krijimit?
Allahu na ka krijuar ne që t’na bëjë të njohur Veten e Tij. Duke njohur Allahun, që është Mirësi Absolute dhe Pronari i Vetëm i gjithësisë, si konkluzion lind dëshira që njeriu ta adhurojë Atë. Në suren Bekare kur Allahu i tregon ëngjëjve se do të krijonte në tokë një mëkëmbës të Tijin, engjëjt e pyetën përse do të krijonte dikë që do të derdhte gjak dhe do të kryejnë shkatërrime. Allahu u përgjigjet: “Unë di atë, që ju nuk e dini. Dhe kështu i mësoi Ademit të gjitha emrat…” (Bekare, 2/30-31). Sipas disa komentuesëve të Kuranit emrat e përmendur