A e prish agjërimin shiriti qetësues i vendosur në bel, qafë apo gjunjë?
Edhe pse pomadat, vajrat, kremi dhe aplikimet e ngjashme përthithen pjesërisht nga lëkura dhe përzihen me gjakun përmes kapilarëve, ato nuk janë akte që synojnë të ushqejnë trupin dhe nuk kryejnë këtë funksion. Prandaj, praktika të tilla nuk e prishin agjërimin. Allahu di gjithçka më së miri.
A lejohet të mos falen sunetet apo të shkurtohen kur je në udhëtim?
Kur je udhetar asnjë namaz sunet nuk mund të shkurtohet. Sepse shkurtimi i namazeve është urdhëruar vetëm për namazet farz. Kur jemi në udhetim namazet farz nga 4 rekat falen 2 rekate, ndërkohë që namazet sunet ëshë e pëlqyeshme të falen. Nëse gjatë udhëtimit ka vështiresi dhe frikë, atëherë wshtw mw e pwlqyeshme qw sunetet të mos falen. Sipas Imam Neueuiut (r.a) është e pëlqyeshme (mustehab) të falesh namazet sunet kur je udhëtar. Ndërkohë që transmetohet se Ibn Omer (r.a) dhe shume të tjerë nuk i kanë falur namazet sunet kur kanë qenë në udhëtim. Në Sahihun e Buhariut dhe
Pse na ka krijuar Allahu? Cili është synimi i krijimit?
Allahu na ka krijuar ne që t’na bëjë të njohur Veten e Tij. Duke njohur Allahun, që është Mirësi Absolute dhe Pronari i Vetëm i gjithësisë, si konkluzion lind dëshira që njeriu ta adhurojë Atë. Në suren Bekare kur Allahu i tregon ëngjëjve se do të krijonte në tokë një mëkëmbës të Tijin, engjëjt e pyetën përse do të krijonte dikë që do të derdhte gjak dhe do të kryejnë shkatërrime. Allahu u përgjigjet: “Unë di atë, që ju nuk e dini. Dhe kështu i mësoi Ademit të gjitha emrat…” (Bekare, 2/30-31). Sipas disa komentuesëve të Kuranit emrat e përmendur