Zekati dhe sadakaja

Kujt nuk i jepet zekati?

By |November 1st, 2024|Categories: Zekati dhe sadakaja|

Sipas hanefive, zekati si dhe sadakaja e fitrit nuk mund tu jepen personave në vijim: a) Nënës, babait, gjyshit, gjyshes, b) Djalit, fëmijës së djalit, vajzës, fëmijës së vajzës dhe fëmijëve të lindur prej tyre, c) Bashkëshortes e bashkëshortit, d) Jomuslimanëve, e) Të pasurve, pra personave që kanë sasinë e nisabit, përveç nevojave të tyre themelore, f) Fëmijës para moshës së pubertetit, babai i të cilit është i pasur (Merginani, el-Hidaje, II/223-228). Allahu di gjithçka më së miri./insi.al/

Kujt i jepet zekati?

By |November 1st, 2024|Categories: Zekati dhe sadakaja|

Zekati është një ndër farzet thelbësorë në Islam. Ndër çështjet që Kurani Fisnik ka shprehur qartazi janë kategoritë ku mund të dorëzohet zekati. Kjo është shprehur në suren Teube ajeti 60 ku thuhet: “Lëmosha e zekatit është vetëm për të varfrit, për nevojtarët, për ata që janë ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, për ata të cilëve u duhet fituar zemra (në Islam), për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për (luftëtarët në) rrugën e Allahut dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve. Këto janë detyrat e vëna prej Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.”(Teube,

Sa është vlera e sadakasë së fitrit?

By |April 7th, 2024|Categories: Zekati dhe sadakaja|

Sasinë e sadakasë së fitrit e ka përcaktuar Pejgamberi (a.s), kur ka thënë: “Një sa’ me hurma ose me elb, ose gjysmë sa’ me grurë”. Një sa’ është e barabartë me 3.350 kg. Prandaj, sadakaja e fitrit duhet të jepet nga këto katër lëndë ushqimore: grurë, elb, hurma dhe rrush i thatë. Nga gruri ose mielli i grurit dhe nënproduktet e tij, jepet ½ sa’, kurse nga të tjerat jepet një sa’. Nga llojet e përmendura të ushqimeve, nënkuptohet që sasia e sadakasë së fitrit është përafërsisht sa ushqimi ditor i një të varfri. Transmetimet lidhur me këtë çështje tregojnë

Çfarë është sadakaja e fitrit?

By |April 7th, 2024|Categories: Zekati dhe sadakaja|

Sadakaja e fitrit, ndryshe thënë “Sadakatu’l-fitr” ose “zekatu’l-fitr” është një adhurim material, të cilin e kanë detyrim myslimanët që zotërojnë pasuri në nivel të nisabit, si dhe personat që kanë dikë nën kujdestari të tyre e që e arrijnë Bajramin e Ramazanit. Si dispozitë islame, sadakaja e fitrit është e kategorisë së detyrimit/vaxhib. Por sipas Hanefive vaxhib e kanë vetëm ata të cilët plotësojnë kriterin e nisabit. Thënë më thjeshtë, kushka detyrim zekatin ka detyrim edhe sadakanë e fitrit. Sipas medhhebeve të tjerë praktikisht e ka detyrim çdo mysliman që zotëron sasinë e kësaj sadakaje përveç nevojave bazike të familjes.

Go to Top