Kurani Kerim

A i lexohet Kuran të vdekurve?

By |November 1st, 2024|Categories: ADHURIMET, Kurani Kerim|

Të themi që në krye se dijetarët janë të ndarë në lidhje me këtë çështje, por shumica dërrmuese e tyre anojnë në mendimin që leximi i Kuranit për të vdekurit lejohet, sevapi i këtij leximi mund t’i dhurohet të vdekurve dhe ata mund ta dëgjojnë këndimin e Kuranit prej lexuesve. Hanefitë, hanbelitë dhe një pjesë e malikive janë të mendimit që lejohet. Kurse shumica e malikive dhe shafiitë janë të mendimit që vetëm adhurimet materiale mund të dhurohen. Megjithatë dijetarët e mëpasshëm i janë bashkuar mendimit që kjo lejohet. Ndërkohë që selefitë bashkëkohorë janë rreptësisht kundër kësaj praktike. Në disa

Cila është urtësia e zbritjes së Kuranit në 23 vite?

By |November 1st, 2024|Categories: Kurani Kerim, Librat e shenjtë, Muxhizet|

Zbritja e Kuranit në mënyrë graduale është një fakt. Prandaj ajo që ne mund të bëjmë është të flasim mbi urtësitë e kësaj ngjarjeje, e cila përmban shumë urtësi, ndër të tjera: 1) Gradualizimi në kurimin e veseve të shoqërisë. Shoqëria ku zbriti Kurani duhej të ishte shembull për të gjithë njerëzimin deri në Ditën e Kiametit, por në kohën kur zbriti Libri i Shenjtë ajo shoqëri ishte e zhytur në vese prapanike, të cilat ishin bërë pjesë e karakterit të tyre. Zëvëndësimi i këtyre veseve me vlera morale dhe virtyte të larta në një moment të vetëm binte ndesh

A lejohet të lexosh Kuran nga telefoni pa abdes?

By |March 11th, 2024|Categories: Kurani Kerim|

Së pari, Kurani i shkruar në fletë në formatin e një libri është quajtur mus’haf. Së dyti, Allahu (xh.xh) është shprehur kështu në Kuranin Famëlartë: “Askush nuk mund ta prekë atë (Kuranin) përveç atyre që janë të pastër (abdes)” (Uakia, 56/79). Profeti (a.s) në letrën që i ka dërguar Amr b. Hazmit (r.a) ka cituar: “Kuranin ta prekin vetëm të pastërtit” (Malik, Muvatta) Nisur nga ky ajet juristët kanë arritur në konkluzionin, që mus’hafin nuk mund ta prekë askush pa abdesin e vogël. Në anën tjetër, leximi i Kuranit pa abdes nga libri por pa e prekur apo përmendësh lejohet.

HORIZONTI MAGJIK I KURANIT

By |December 7th, 2023|Categories: Kurani Kerim|

  Kurani është drita e amshueshmërisë, e cila shkëlqen në botën e shkronjave dhe fjalëve. Kurani është fryma dhe zëri i botës shpirtërore në atllasin e ndjenjave dhe mendimeve të njerëzve dhe xhindëve. Kur erdhi dita dhe Kurani u shndërrua në margaritar brenda një guaske krejt të veçantë, pikërisht atëherë edhe sytë e baballarëve të fjalës morën një bukuri që nuk vyshkej e që nuk çngjyrosej. Gjer ditën kur Kurani do të bëhej dritë e do të reshonte mbi fytyrën e ekzistencës, kjo gjithësi e madhe që është në çdo anë të saj një ekspozitë më vete ngjyrash, dizenjosh dhe

Go to Top