Çdo profet është dërguar te populli i tij me mrekulli për të vërtetuar se është i dërguar nga Allahu. Duke qenë se ne nuk i kemi parë këto mrekulli, si mund t’i besojmë ato?
Në këtë pyetje ka dy dilema: A ka mundësi të ndodhë mrekullia/muxhizeja dhe a është i vërtetë lajmi i mbërritur deri te ne rreth asaj mrekullie? Fillimisht duhet të themi se mrekullia, në origjinal “muxhize”, në kuptimin terminologjik është një ngjarje që ndodh jashtë ligjeve të natyrës, të cilën Allahu (xh.sh) e krijon për të mbështetur një profet prej profetëve të Tij. Mbështetur në zakonin e ligjeve të natyrës mrekullia është e pamundur të ndodhë. Por mbështetur në logjikë ajo është lehtësisht e realizueshme, kjo sepse Ai që krijoi gjithësinë, natyrën dhe vendosi ligjet natyrore në të, ka fuqinë dhe