Thuhet se të thyesh zemrën e njeriut është më e rëndë sesa të shembësh Qaben. Cili është dënimi i atij që thyen zemrën e njeriut?
Pyetje: Thuhet se të thyesh zemrën e njeriut është më e rëndë sesa të shembësh Qaben. Cili është dënimi i atij që thyen zemrën e njeriut? Përgjigje Nuk kemi rastisur në ndonjë transmetim të saktë me tekstin “Të thyesh zemrën është si të shkatërrosh Qaben”. Në një burim dytësor përmendet si hadith ky tekst: “Të thyesh zemrën e një myslimani dhe ta lëndosh atë padrejtësisht është mëkat më i madh sesa ta shkatërrosh Qaben 70 herë” (Mevlana Muhammed Rebhâmi, Rijad en-Nasihin). Por nuk ka burim të besueshëm. Megjithatë, ka transmetime që tregojnë se kjo thënie nuk bie ndesh me