A lejohet që gruaja të divorcojë burrin në Islam?
Islami në parim i ka dhënë burrit të drejtën e shkurorëzimit. Divorci nga burri mund të realizohet me çdo fjalë që ka kuptimin e divorcit, qoftë kjo e thënë në një moment zemërimi. Në këtë aspekt, një grua nuk mund të divorcojë një burrë në të njëjtën mënyrë. Megjithatë, ka disa përjashtime, të cilat në kushtet e sotme përmblidhen në dy situata: Nëse burri i ka dhënë të drejtën e shkurorëzimit gruas, gruaja mund ta shkurorëzojë burrin verbalisht. Nëse gruaja që ka martesë zyrtare i drejtohet gjykatës dhe gjykatësi vendos që t’i shkurorëzojë, shkurorëzimi quhet i realizuar edhe fetarisht. Në
A lejohet divorci në Islam?
Divorci lejohet në Islam. Në ajetet 227-232 të sures Bekara dhe dy ajtete e para të sures Talak (Divorci) janë trajtuar edhe detajet e divorcit dhe procedurat pas tij. Megjithatë Profeti (a.s) është shprehur kështu në lidhje me divorcin: “Hallalli që Allahu urren më shumë është divorci” (Ebu Daud, Talak, 3; Ibn Maxhe, Talak, 1). Nisur nga ky hadith kuptohet që divorci është një procedurë që nuk kërkohet dhe që mundësisht duhet shmangur. Por ndonjëherë nuk ka zgjidhje tjetër dhe detyrimisht kryhet. Ibn Haxher el-Askalani në veprën e tij Bulug el-Meram komenton se kjo mënyrë e shprehjes së hadithit nënkupton