A lejohet që çifti të bjerë dakord për të mos pasur fëmijë?
Kjo dakordësi është e lejuar fetarisht. Kjo për arsye se “coitus interruptus” (ejakulimi jashtë vagine) është i lejuar. Ndërsa disa dijetarë thonë se është mekruh. Por në të dyja mendimet çifti nuk bie në mëkat. Një gjë e tillë është e argumentuar nga hadithi që trasmetohet nga Xhabir bin Abdullah (r.a), ku thotë: Ne e praktikonim “azlin” (ejakulimi jashtë vagine) në kohën e Profetit (s.a.s) dhe kur ai mori vesh për këtë, nuk na ndaloi. Por këtu duhet pasur parasysh që nëse njëri nga partnerët nuk është dakord për këtë veprim, tjetri duhet ta dijë se po gabon dhe po
A lejohet surrogacia në Islam?
Mëmësia surrogate është një aktivitet që bie ndesh me legjislacionin, normat morale dhe aspektin njerëzor në besimin islam. Për këtë arsye të gjitha qendrat e opinioneve fetare në vendet islame, si ajo e Egjiptit, Emirateve të Bashkuara, Arabisë Saudite, Jordanisë dhe Turqisë, kanë deklaruar se praktika në fjalë është kategorikisht i ndaluar. Shkaqet jane cituar si më poshtë: Në Kuranin e Shenjtë Zoti është shprehur: Allahu i ka krijuar për ju gratë nga lloji juaj e nga gratë tuaja ju jep djemtë e nipat… (Nahl, 16:72) Ky ajet tregon mënyrën natyrale të ndërtimit të brezave njerëzore. Gjithashtu në mënyrë shumë