A lejohet që çifti të bjerë dakord për të mos pasur fëmijë?
Kjo dakordësi është e lejuar fetarisht. Kjo për arsye se “coitus interruptus” (ejakulimi jashtë vagine) është i lejuar. Ndërsa disa dijetarë thonë se është mekruh. Por në të dyja mendimet çifti nuk bie në mëkat. Një gjë e tillë është e argumentuar nga hadithi që trasmetohet nga Xhabir bin Abdullah (r.a), ku thotë: Ne e praktikonim “azlin” (ejakulimi jashtë vagine) në kohën e Profetit (s.a.s) dhe kur ai mori vesh për këtë, nuk na ndaloi. Por këtu duhet pasur parasysh që nëse njëri nga partnerët nuk është dakord për këtë veprim, tjetri duhet ta dijë se po gabon dhe po
A e nxit Islami poligaminë?
Së pari, duhet të theksojmë që poligaminë nuk e solli Islami, por ka ekzistuar ngahera. Mbi 80% e shoqërive të botës në histori janë poligame. Kisha e ka ndaluar poligaminë në vitin 1890. Së dyti, Islami nxit martesën me një grua dhe lejon martesën me më shumë se një grua, duke e kufizuar këtë në katër. Çfarë është “e lejuar” nënkupton që është një sjellje që kryhet vetëm në situata dhe kushte të veçanta. E njëjta gjë është edhe në lidhje me poligaminë. Në periudhën paraislame poligamia ishte një realitet i shoqërisë arabe dhe gjithashtu e mbarë botës. Njëkohësisht numri
A ka argument se ndalohet martesa e myslimanes me një jomysliman?
Po, bëhet fjalë për ajetin nr. 5 në suren Maide: “Sot ju janë lejuar gjërat e mira e të pastra. Ju janë lejuar edhe ushqimet e ithtarëve të Librit. Po ashtu, edhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ta. Të lejuara për ju janë femrat e ndershme besimtare dhefemrat e ndershme të atyre që u është dhënë Libri para jush, nëse ju u jepni pajën e kurorëzimit, duke u martuar me to, e jo duke bërë imoralitet, as duke i marrë për dashnore. Kushdo që mohon besimin, veprat e tij do të zhvlerësohen dhe në jetën tjetër ai do të