A lejohet lyerja e flokëve?
Të qenit i pastër, i rregullt dhe i pashëm është ndër gjërat e rekomanduara nga feja jonë. Në lidhje me flokët, Profeti ynë (a.s) thotë: “Kush ka flokë le ta nderojë atë” (Ebu Daud, Teraxhxhul, 3). Nderimi nënkupton pastrimin e flokëve, krehjen e tyre, apo aplikimin e vajit dhe aromës, me pak fjalë, të zbukurosh flokët. Në këtë kontekst, kujdesi për flokët, mjekrën dhe mustaqet duhet të vlerësohet. Pastrimi, larja, aromatizimi, krehja dhe lyerja e flokëve është ndër çështjet e inkurajuara nga Profeti (a.s) (Shiko: Buhari, Ehadithu’l-enbija, 50; Libas, 67; Muslim, Libas, 80). Prandaj, flokët, mjekra dhe mustaqet mund të
A lejohen ndërhyrjet estetike?
Në Islam, qëndrimi ndaj ndërhyrjeve plastike dhe kirurgjike është një çështje e ndërlikuar, subjekt i interpretimeve të ndryshme nga dijetarët. Mund të themi që ndërhyrjet estetike janë të lejueshme në përputhje me kushtet e mëposhtme: Nuk duhet të bëhet me qëllimin për të ndryshuar krijimin origjinal dhe për të prishur natyrshmërinë e trupit, Kur ka një mundësi të lartë që ndërhyrja të sjellë dobi ose të largojë një defekt ekzistent, Ndërhyrja duhet të bëhet në kornizën e trajtimeve mjekësore, Ndërhyrja nuk duhet të bëhet me qëllim mashtrimi ose për të imituar fizikisht gjininë tjetër. Kështu, ndërhyrjet plastike në Islam janë
A lejohet mbjellja e flokëve?
Mbjellja e flokëve konsiston në transplantimin e folikulave të flokëve nga një zonë e kokës së të njëjtit person në një zonë tjetër. Kjo praktikë është e lejuar. Sepse ky veprim nuk synon ndryshimin e krijimit të Zotit, por eliminimin e defekteve të shkaktuara me kalimin e kohës. Por Profeti (a.s) ka ndaluar shtimin e flokëve të dikujt tek floku i një personi tjetër. (Buhari, Libas, 83-85; Muslim, Libas, 115-119) Kështu sepse është përdorim i një pjese të njeriut, që është një qenie e respektueshme. Kjo nuk lejohet përveçse në rast nevoje. Allahu di gjithçka më së miri./insi.al/
A lejohet dropshipping në Islam?
Tregtia në Islam është e lejuar, por ka disa çështje që duhen pasur parasysh në mënyrë që mos të rrezikohet e drejta e askujt. Dropshipping ka disa pika të diskutueshme nga ana fetare: Problemi i pronësisë: Shitësi online shet diçka që nuk e posedon. Profeti (a.s) ka thënë: “Mos shit atë që nuk e zotëron” (Ebu Daud, 3503). Dy kontrata: Në dropshipping bëhet fjalë për dy kontrata. Prandaj nga aspekti i të drejtës islame, duhet të realizohen nga dy dorëzime. Por ndërkohë që bëhen dy pagesa, ndodh vetëm me një dorëzim i produktit. Garari dhe transparenca: Ligji islam thekson transparencën
A lejohet birra, vera dhe shampanja pa alkool?
Në radhë të parë duhet të jemi të vetëdijshëm për disa detaje të rëndësishme në lidhje me këto produkte: Birra dhe vera pa alkool zakonisht përgatiten duke përdorur një proces të veçantë që heq pjesën më të madhe të alkoolit. Pra këto produkte në radhë të parë alkoolizohen dhe pastaj i aplikohet procesi i dealkoolizimit. Megjithatë, disa sasi të vogla alkooli mund të mbeten pas këtij procesi.[1] Pjesa më e madhe e pijeve që reklamohen si “pa alkool” përmban sasi të vogla alkooli, zakonisht më pak se 0.5% përqind. Kjo është ndryshe nga pijet alkoolike që përmbajnë më shumë se
A ka një limit fitimi në mallrat e tregtisë?
Allahu (xh.xh) në Kuran në suren Bekara thotë: “Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse kamatarinë e ka ndaluar” dhe nuk përcakton një limit maksimal dhe minimal në fitim. Duke u bazuar në ketë themi se nuk ka nje përqindje fikse të caktuar për perfitim në shitjen e mallrave, qofte kjo shitje direkte apo shitje me keste. Por ne e keshillojme pyetesin që të jetë i meshirshem me bleresit e tij dhe te mos e rris shume cmimin e fitimit. Duke u bazuar ne hadithin e Profetit (s.a.s) “Allahu e meshirofte atë njeri qe tregohet tolerant kur blen kur shet dhe
A lejohet surrogacia në Islam?
Mëmësia surrogate është një aktivitet që bie ndesh me legjislacionin, normat morale dhe aspektin njerëzor në besimin islam. Për këtë arsye të gjitha qendrat e opinioneve fetare në vendet islame, si ajo e Egjiptit, Emirateve të Bashkuara, Arabisë Saudite, Jordanisë dhe Turqisë, kanë deklaruar se praktika në fjalë është kategorikisht i ndaluar. Shkaqet jane cituar si më poshtë: Në Kuranin e Shenjtë Zoti është shprehur: Allahu i ka krijuar për ju gratë nga lloji juaj e nga gratë tuaja ju jep djemtë e nipat… (Nahl, 16:72) Ky ajet tregon mënyrën natyrale të ndërtimit të brezave njerëzore. Gjithashtu në mënyrë shumë