A lejohet lyerja e flokëve?
Të qenit i pastër, i rregullt dhe i pashëm është ndër gjërat e rekomanduara nga feja jonë. Në lidhje me flokët, Profeti ynë (a.s) thotë: “Kush ka flokë le ta nderojë atë” (Ebu Daud, Teraxhxhul, 3). Nderimi nënkupton pastrimin e flokëve, krehjen e tyre, apo aplikimin e vajit dhe aromës, me pak fjalë, të zbukurosh flokët. Në këtë kontekst, kujdesi për flokët, mjekrën dhe mustaqet duhet të vlerësohet. Pastrimi, larja, aromatizimi, krehja dhe lyerja e flokëve është ndër çështjet e inkurajuara nga Profeti (a.s) (Shiko: Buhari, Ehadithu’l-enbija, 50; Libas, 67; Muslim, Libas, 80). Prandaj, flokët, mjekra dhe mustaqet mund të