TEFSIR, TE’UIL, PERKTHIM, MEAL
Tefsir Tefsir e ka prejardhjen prej rrënjës “fesr” dhe është në masdarin “tef’îl”. Fesr do të thotë të zbulosh diçka të mbuluar. Por pranohet edhe që me fjalën fesr nuk nënkuptohet zbulimi me shqisa, por me intelekt. Edhe tefsir dı të thotë të nxjerrësh në dritë një kuptim të mbuluar. Por, për shkak se kjo e fundit është në trajtën tef’îl, ka kuptim me të fortë sesa fesr. Në lidhje me Kur’anin është përdorur pikërisht në këtë kuptim. وَلَا يَأْتُونَكَ بِمَثَلٍ إِلَّا جِئْنَاكَ بِالْحَقِّ وَأَحْسَنَ تَفْسِيرًا “Pa dyshim që Ne të sjellim shpjegimin e vërtetë dhe më të bukur karshi
SURJA FATIHA
Të nderuar besimtarë e besimtare! Allahu shprehet kështu në Kuranin Famëlartë: بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ(1) الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ(2) الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ(3) مَالِكِ يَوْمِ الدِّين(4) إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ(5) اهْدِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ(6) صِرَاطَ الَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ غَيْرِ الْمَغْضُوبِ عَلَيْهِمْ وَلَا الضَّالِّينَ(7) -----o----o----- Kurani nis me suren Fatiha, namazi çelet me suren Fatiha, çdo vepër e vyer hapet me këtë çelës magjik dhe errësira e botës që na pret pas këtyre dyerve shuhet përsëri nga ky burim drite. Për këtë arsye surja e parë është quajtur Fatiha, pra Hapëse, sepse është kreu i gjithçkaje. Është quajtur edhe Shafije/Shëruese, sepse shëron shumë plagë
RUAJTJA E VAHJIT
Kurani i zbritej një njeriu që nuk dinte lexim e shkrim, i rritur në një popull që edhe ai nuk dintë lexim e shkrim. Allahu, duke i vendosur Kuranit si emër të dytë emrin el-Kitab (Libri), në mënyrë indirekte, informonte se vahji duhej ruajtur duke u shkruar. Gjithashtu, në ajetet e para, që i zbritën Profetit (s.a.s), theksohej roli që zë lapsi në veçorinë më të rëndësishme të njeriut, që është të mësuarit. Pra, Allahu i Madhëruar, i Cili njeriut i mëson gjithçka me laps (Alak 96/4), duke i dhënë Kuranit, që do ta nxirrte njerëzimin nga injoranca në dituri,
ROBËRIT E VEÇANTË TË RRAHMANIT
I vetmi merhem i shërimit të plagëve që s’kalojnë, e vetmja rrugë për të jetuar në lumturi e pastërti në këtë dynja, e vetmja formë për të dalë faqebardhë në gjyqin e madh në kiamet, e vetmja mënyrë për të fituar pra kënaqësinë e Krijuesit është të jesh rob i Allahut dhe të shpëtoh nga robëritë e tjera të ulëta të kësaj dynjaje. Fjala “rob” tingullon pak keq dhe ashtu është. Rob i parasë, rob i postit, rob i ushqimit, rob i familjes, rob i gruas, rob i alkoolit, rob i drogës, rob i duhanit, rob i tekave të nefsit,
PËRKUFIZIMI KLASIK I KURANIT FAMËLARTË
Kuptimi leksikor i fjalës “Kuran” Megjithëse rreth çështjes ka mendime të ndryshme, më i pranuari është, që fjala “Kuran” vjen nga trajta “gufrân” dhe ka kuptimin “lexim” nga folja “ka-ra-e”. Këtë formë e kemi të shprehur edhe në Kuran: اِنَّ عَلَيْنَا جَمْعَهُ وَقُرْاٰنَهُ فَاِذَا قَرَاْنَاهُ فَاتَّبِعْ قُرْاٰنَهُ “Leximi dhe mbledhja e Kuranit në zemrën tënde është detyra jonë. Atëherë, kur Ne lexojmë Kuran, ti na ndiq!”[1] Njëkohësisht, rreth prejardhjes së fjalës “Kuran” ka edhe qasje të tjera, si p.sh.: “karîne”, që do të thotë përngjasim, për shkak se disa ajete përngjasojnë me njëri-tjetrin; ose nga folja “ka-ra-ne”, që do të
MËNYRAT E ZBRITJES SË VAHJIT
Zbritja e Kuranit është shprehur me konceptin nuzûl (zbritje) ose me fjalë të tjera, të cilat e kanë prejardhjen nga e njëjta rrënjë, si inzâl (të zbresësh diçka) dhe tenzîl (të zbresësh shumë por herë herë), në mënyrë që të na transmetojë madhështinë e Providencës, që e zbret Kur’anin dhe për të treguar që urdhëresat vijnë në formën e vahjit. Këtu zbritja është me kuptimin e njoftimit. Allahu Teala, e ka zbritur Kuranin në këto tri forma, secila prej të cilave quhet tenezzul (shumësi: tenezzulât): 1 – Ai e ka zbritur Kuranin në Leuhi Mahfudh. Ajeti i mëposhtëm argumenton këtë
Ç’ËSHTË KUR’ANI?
Nga Qazim Hoxha Kur’ani është një rreshtim i ëmbël dhe i këndshëm, që tregon të vërteta të larta. Ai është një libër i lartë qiellor, i cili pasi në krye thekson se të gjithë njerëzit janë të ndarë në fise prej një familjeje që është e bashkuar instiktivisht me një unitet fillestar, dëfton se nderi dhe fama e të gjithë individëve që janë të barabartë në pikëpamjen e krijimit, gjendet vetëm në devotshmëri dhe se nuk ka asnjë racë më të lartë se tjerat. Bashkë me këtë, ky libër i madhërueshëm, zgjon në zemra e shpirtra idenë e virtytit dhe
HORIZONTI MAGJIK I KURANIT FISNIK
Kurani është drita e amshueshmërisë, e cila shkëlqen në botën e shkronjave dhe fjalëve. Kurani është fryma dhe zëri i botës shpirtërore në atllasin e ndjenjave dhe mendimeve të njerëzve dhe xhindëve. Kur erdhi dita dhe Kurani u shndërrua në margaritar brenda një guaske krejt të veçantë, pikërisht atëherë edhe sytë e baballarëve të fjalës morën një bukuri që nuk vyshkej e që nuk çngjyrosej. Gjer ditën kur Kurani do të bëhej dritë e do të reshonte mbi fytyrën e ekzistencës, kjo gjithësi e madhe që është në çdo anë të saj një ekspozitë më vete ngjyrash, dizenjosh dhe akordesh,