VLERA E SHKENCËS SË FIKHUT DHE JURISTIT
Me emrin e Allahut Mëshiruesit Mëshirëplotit.[1] Kërkoj ndihmë prej Tij! O Zot begatoje përpjekjen time me të mira! Falënderimi i takon vetëm Allahut, i cili i bëri dijetarët trashgimtarë të profetëve dhe pasues të evlijave. Për ata dijetarë, luten engjëjt në qiell, peshqit në ujë dhe zogjtë në ajër. Paqja, përshëndetjet më të larta dhe më të plota qofshin për ajkën e më të zgjedhurve, për esencën e thelbit të ekzistencës dhe shtyllën kryesore të gjithësisë, Muhamed Mustafanë (sal`lallahu alejhi ue sel`lem), për familjen e tij të pastër dhe të ndershme, dhe për të gjithë shokët e tij punëmirë, yjet
KLASIFIKIMI I HADITHEVE SIPAS JURISTËVE
Duhet thënë dhe duhet pranuar që normalisht pyetja “Përse nuk e pranoni këtë hadith, ndërkohë që Profeti (a.s) ka thënë që kudo që të gjeni hadithin tim pranojeni atë dhe praktikojeni?” nuk ka fort kuptim për një person që e njeh pak fikhun dhe natyrën e tij. Kurse fakti, që personi i cili nuk i jep dot përgjigje pyetjes së mësipërme s’ka asnjë domethënie, përveçse personi në fjalë nuk e njeh fikhun dhe argumentin. Patjetër që kur pas kësaj pyetjeje të parë të lënë pa përgjigje vjen një e dytë ku të thuhet “Si guxon të mos ndjekësh hadithin e
ADHURIMI
Në terminologjinë fetare adhurimi është përulja dhe bindja me vetëdije ndaj Allahut si dhe veprimi dhe sjellja me objektiv kënaqësinë e Zotit dhe që Zoti është i kënaqur prej tij. Kjo veprimtari dhe sjellje përfshin dëshminë e besimit, ritet fetare, aktivitetin kontribues në cdo nivel, dhe cdo përpjekje të brendëshme apo të jashtme (të mendimit apo aksionit) që ka si synim kënaqësinë e Allahut. Kur’ani e përmend adhurimin si arsye të krijimit të njerëzve dhe xhindëve: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë” (Dharijat, 51/56). Ndërkaq, nga njëra anë adhurim është të përmendësh
BESIMI
Besim (iman) si kuptim fjale, do të thotë bindje e fuqishme dhe e palëkundur në qenien dhe drejtësinë e diçkaje. Në terminologjinë islame, besimi është identiteti i pranimit të Islamit me gojë, duke qenë ndërkohë i miratuar e i vërtetuar me zemër. Pra për një njeri që e konsideron veten mysliman, është kusht shqiptimi me gojë i fjalës së dëshmisë: “Eshhedu en la ilahe il’lallah ue eshhedu enne Muhameden abduhu ue rasuluh - Dëshmoj se nuk ka tjetër zot veç Allahut dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij”, si dhe besimi e pranimi i saj me zemër.
FEJA
Në kuptimin leksikor fjala din, që në shqip do të thotë fe, mbart kuptimet: ndëshkim, shpërblim, llogari, adhurim i pranueshëm, ligj, bindje, etj. Dijetarët islamë e përkufizojnë fenë si “manual parimesh hyjnore të cilat i shtyjnë njerëzit në të mirën absolute me vullnetin e tyre të lirë”. Këtë tërësi rregullash hyjnore Zoti i madhëruar ua ka dërguar njerëzve me anë të profetëve, njerëz të mrekullueshëm me cilësi pozitive të shkëlqyera. Në librat e shenjtë të feve hyjnore bëhet e qartë ekzistenca e fesë bashkë me njeriun e parë. Aty shprehet qartë se Ademi (a.s) ishte njeriu i parë dhe njëkohësisht
ARGUMENTE MBI RINGJALLJEN DHE JETËN E PËRTEJME
Argumenti dhe garancia më e madhe mbi realizimin e jetës së ahiretit është premtimi i Zotit për robtë e vet. Duke theksuar në shumë vende se çdo frymë do të vdesë, se nuk do të mundet të iket nga vdekja, se Allahu është ai që e jep vdekjen dhe se, në fund, kthimi do të jetë te Ai, Kur’ani bën të ditur se ringjallja pas vdekjes është domosdoshmëri e premtimit të Allahut: “Ajo që po ju premtohet juve është mëse e vërtetë! Nuk ka asnjë dyshim se edhe llogaridhënia, edhe ndëshkimi do të realizohen patjetër!” (Dharijat, 51/5-6) Ai që i
SHKENCA E TASAVUFIT
Nga Ali Xhumua, ish Mytfiu i Egjiptit Tasavufi është rruga e edukimit të shpirtit dhe të sjelljes, me anë të së cilës besimtari arrin gradën e mirësisë (ihsanit) të përshkruar në hadith si: “Ta adhurosh Allahun sikurse ti e sheh Atë, sepse edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai sigurisht që të shikon ty”. Tasavufi është një program edukimi, i cili synon pastrimin e egos (nefsit) nga të gjitha sëmundjet e saj, të cilat e mbajnë atë larg nga Krijuesi. Gjithashtu, me anë të kësaj rruge synohet rehabilitimi i të gjitha çrregullimeve të brendshme apo ato të sjelljes, të
DHIKRI DHE LLOJET E TIJ
Termi dhikr, është tërësia e sjelljeve të këshilluara nga feja, që përmban veprat verbale dhe praktike për të përmendur/kujtuar Allahun. Dhikri, së bashku me fjalët që e kanë prejardhjen nga e njëjta rrënjë, është përmendur rreth 300 herë në Kuran. Dhikr do të thotë të shprehësh disa lutje në kohë dhe shifra të caktuara, të përmendësh Allahun me gojë dhe zemrër, të jetosh duke ndierë që gjithçka që të rrethon të jep një mesazh prej Allahut të Madhëruar. Llojet e dhikrit Megjithëse kuptim i dhikrit është ngushtuar në përmendjen e Allahut me gjuhë, mund të thuhet, që me të nënkuptohet
QËNDRIMI ISLAM NDAJ NDËRHYRJEVE ESTETIKE
Në Islam, qëndrimi ndaj ndërhyrjeve estetike dhe kirurgjike është një çështje e ndërlikuar, subjekt i interpretimeve të ndryshme nga dijetarët. Në radhë të parë duhet të kuptojmë qasjen e fesë ndaj krijim të njeriut. Allahu i Madhëruar, që e ka krijuar njeriun në mënyrën më të bukur, ka lejuar që ai të zbukurohet dhe të ruajë bukurinë e tij në masa të arsyeshme dhe të moderuara. Në Kuran thuhet se gjërat e mira dhe të bukura janë të lejuara, ndërsa gjërat e këqija dhe të shëmtuara janë të ndaluara (Maide 5/4-5). Një suren A’raf thuhet: “Thuaj: “Kush i ka penguar
DROPSHIPPING NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM
Dropshipping është një model biznesi në të cilin një dyqan online nuk mban fizikisht stok të mallrave që shet. Ai thjesht shfaq në një faqe online fotografitë dhe informacionet e produkteve që ofron. Kur dyqani online merr një porosi nga një klient, ai blen produktin nga një furnizues, i cili e dërgon produktin direkt te klienti. Shitësi online vendos një çmim më të lartë sesa ai i furnizuesit dhe në këtë mënyrë siguron fitimin e vet. Tregtia në Islam është e lejuar, por ka disa pika që duhen pasur parasysh në mënyrë që mos të rrezikohet e drejta e askujt.