Shpërndani faqen. Zgjidhni platformën që dëshironi!

Dhikri

Termi dhikr, është tërësia e sjelljeve të këshilluara nga feja, që përmban veprat verbale dhe praktike për të përmendur/kujtuar Allahun. Dhikri, së bashku me fjalët që e kanë prejardhjen nga e njëjta rrënjë, është përmendur rreth 300 herë në Kuran.

Dhikr do të thotë të shprehësh disa lutje në kohë dhe shifra të caktuara, të përmendësh Allahun me gojë dhe zemrër, të jetosh duke ndierë që gjithçka që të rrethon të jep një mesazh prej Allahut të Madhëruar.

Llojet e dhikrit

Megjithëse kuptim i dhikrit është ngushtuar në përmendjen e Allahut me gjuhë, mund të thuhet, që me të nënkuptohet çdo vepër me të cilat fiton sevape. Thelbi i çdo adhurimi është përmendja e Allahut dhe bindja nga Tij. Kurse këto të dyja, nuk shprehen vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Të jetosh me vetëdijen e të qenit rob i Allahut, t’i dorëzohesh Atij dhe të mos harrosh qoftë edhe për një moment se Ai po të vëzhgon është dhikr.

Për këtë arsye, dhikri, duhet shprehur si me fjalë, ashtu edhe me zemër dhe vepra.

a) Dhikri me fjalë: Të përmendësh Allahun me emrat e Tij, të shprehësh falënderim, të bësh teşbih, të lexosh Kur’an, të dësgjosh Kur’an, si dhe të lutesh. Dhikri që bëhet me fjalë, duhet të hapë rrugën drejt zemrës.

b) Dhikri me zemër: Dhikr me zemër do të thotë të përmendësh Allahun nga thellësia e zemrës dhe është tri llojesh:

  1.  Të meditosh mbi argumentet e njëshmërisë së Allahut, emrat dhe atributet e Tij. Këto argumente në krye gjenden në Kur’an dhe gjithësi. Ato klithin ekzistencën, njëshmërinë, fuqinë, dijen, etj, të Krijuesit (xh.xh).
  2. Të meditosh mbi dispozitat hyjnore, urdhëresat dhe ndalesat e Allahut, detyrat si robër të Tij dhe argumentet rreth tyre.Dmth, të bëjmë vetëllogarinë e zemrës dhe ndërgjegjes. Të lodhësh mendjen që t’i gjejë përgjigjet e duhura pyetjeve të tilla si: Çfarë detyrash më përkasin? Çfarë dhe sa duhet të kryej? Çfarë kuptimi bartin për mua përgjegjësitë hyjnore?
  3. Duke medituar mbi krijesat që gjenden në veten tonë dhe në gjithësi, si dhe në misteret që ato bartin, të dallosh, që çdo gjë është porsi një pasqyrë që të çon drejt njohjes së Allahut të Madhërishëm dhe botës së përtejme. Ta ndiesh një Dhikr të tillë qoftë për një moment, është e barabartë me vlerën e të gjitha botërave

Dhikri me zemër duhet të përgatisë terrenin e dhikrit me vepra. Dhikri me vepra përbëhet nga ç’ka ka kërkuar Allahu që të kryejmë, pra adhurimet. Nuk duhet harruar fakti që thelbi i këtij dhikri është që zemra të lidhet me këtë kujtim dhe përmendje.

c) Dhikri me vepra:  Që të gjitha gjymtyrët e trupit të kryejnë detyrën e tyre me të cilën janë ngarkuar dhe të qëndrojnë larg veprave që janë të ndaluara. Në këtë pikë, marrëdhëniet tona si me Allahun, si me njerëzit duhet të jenë të drejta e të sinqerta. Për këtë arsye, çdo vepër duhet kryer me ndërgjegjshmëri adhurimi dhe duhet të ndiejmë dyshimin se, në të kundërt, do të japim llogari.