Të nderuar besimtarë e besimtare!
Allahu shprehet kështu në Kuranin Famëlartë:
(Fet’h, 29)
Ardhja e Xhibrilit (a.s), ku mësuam çfarë është besimi…
عَنْ عُمَرَ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ أَيْضًا قَالَ: ” … وَقَالَ: يَا مُحَمَّدُ أَخْبِرْنِي عَنْ الْإِسْلَامِ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه و سلم الْإِسْلَامُ أَنْ تَشْهَدَ أَنْ لَا إلَهَ إلَّا اللَّهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ، وَتُقِيمَ الصَّلَاةَ، وَتُؤْتِيَ الزَّكَاةَ، وَتَصُومَ رَمَضَانَ، وَتَحُجَّ الْبَيْتَ إنْ اسْتَطَعْت إلَيْهِ سَبِيلًا. قَالَ: صَدَقْت . … “. [رَوَاهُ مُسْلِمٌ]
“Besimi është të besosh në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, profetët e Tij, botën tjetër, kaderin dhe se e mira dhe e keqja janë prej Allahut.” Ndryshe thënë, iman do të thotë premtim, besë e dhënë për t’iu bindur urdhrave të Zotit tonë, për t’iu shmangur ndalesave që ka përcaktuar dhe për të qenë besimtar i drejtë. Besim do të thotë të heqësh të gjitha pengesat në rrugën drejt të vërtetës dhe drejtësisë, mirësisë dhe mëshirës, paqes dhe lumturisë. Tu përmbahemi me gjithë zemër parimeve hyjnore të sjella nga Kurani dhe të marrim si udhërrëfyes jetën shembullore të Profetit tonë të dashur (a.s) në çdo fushë.
Nga kjo kuptohet qartë që besimi e arrin kuptimin e tij të vërtetë nëse reflekton në sjelljen dhe i jep formë moralit tonë. Kur besimi pasqyrohet në gjuhën tonë, ndodh dhikri dhe falënderimi. Kur reflektohet në sytë tanë, bëhet dëlirësi dhe modesti. Kur besimi reflektohet në fytyrën tonë, një buzëqeshje e ngrohtë shfaqet, dhe kur reflektohet në mendjen tonë, bëhet meditim. Kur reflektohet në zemrat tona, është sinqeritet. Kur reflektohet në familjen tonë, është dashuri, respekt, dhembshuri dhe mëshirë. Kështu zemrat tona mbushen me dashuri, shtëpitë tona gjejnë paqe. Kur besimi ynë reflektohet në biznes dhe tregti, gjen përballë ndershmërinë dhe të vërtetën. Sepse vërehet ndjeshmëria për hallallin dhe haramin, respektohen të drejtat e individit dhe të shoqërisë. Kur besimi ynë reflektohet në jetën sociale, gjen drejtësi, besueshmëri dhe paqe. Forcohet uniteti dhe solidariteti ynë dhe shfaqen shembujt më të mirë të miqësisë dhe vëllazërisë.
S’duhet harruar fakti që të tërë këta elemente të bukur, të cilët do të donim të gjithë t’i kishim në planin shoqëror, përballen me pengesa të shumta. Jeta është një sprovë dhe armiqtë në rrugën drejt të mirës janë të shumtë, duke nisur nga nefsi dhe shejtani, të cilët kur marrin nën sundim njeriun, përkthehen në armiqësi, dëshira vetjake ku nuk respektohet e drejta e tjetrit, ambicje për lart e më lart, të cilat nuk pyesin se arrihen në mënyrë legjitime apo jo. Prandaj është një sprovë dhe nuk është aspak e lehtë.
Duhet të theksojmë që, si identifikimi i këtyre pengesave, po ashtu edhe rruga drejt zgjidhjes së tyre, nisin në planin individual. Nuk ka zgjidhje në kolektiv. Në kolektiv gjen mbështetje dhe nxitje. Por zgjidhja është tek unë, tek ti. Kur të vendosë gjithsecili prej nesh që të sjellë në jetë kategorinë e parë, pra mesazhin dhe synimin e vërtetë të Islamit, dhe ta kthejë këtë në realitet, atëherë kolektivi do të arrijë suksesin. Këtu gjendet edhe mbështetja hyjnore, siç thuhet në hadithin e Tirmidhiut të rrëfyer nga Ibn Abbasi (r.a): يدُ اللهِ مع الجماعةِ Dora e Allahut është me xhematin. Pra është me kolektivin që ndjek besimin dhe vlerat e tij. Kurse, kush ndahet nga ky botëkuptim, quhet i ndarë nga xhemati. Dhe po në këtë transmetim Profeti (a.s) ka thënë: وَإِنَّ الشَّيْطَانَ مَعَ مَنْ فَارَقَ الْجَمَاعَةَ يَرْتَكِضُ “Kurse shejtani është me kë ndahet me nxitim nga xhemati.”
Falënderimet dhe lavdërimet e pafundme qofshin për Zotin tonë të Plotfuqishëm, që na ka dhënë një bekim kaq të madh si besimi. Duke reflektuar besimin tonë në të gjitha fushat e jetës, tregojmë që jemi mirënjohës për këtë bekim të madh. Përderisa ne përpiqemi ta përsosim besimin tonë me vepra të mira dhe moral të mirë, do të fitojmë pëlqimin e Allahut. Kur jemi besimtarë të mire, ku askush nuk dëmtohet nga duart apo gjuha jonë, ne e përfaqësojmë dhe e përcjellim Islamin në mënyrën më të mirë.
Allahu na dhëntë urtësinë për të arritur besimin e përsosur!/insi.al/