Çfarë është Këshilli për Çështje Fetare

Këshilli për Çështje Fetare është një njësi në strukturën e Institutit për Studime Islame (INSI) të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH). Ky këshill trajton çështjet fetare me interes të besimtarëve myslimanë dhe më gjerë për shoqërinë shqiptare. 

Funksioni i këshillit është të shprehë opinion teologjik ndaj çështjeve dhe pyetjeve fetare, duke marrë parasysh burimet bazë, metodologjinë dhe përvojën historike të shkencave fetare islame, si dhe kërkesat dhe nevojat aktuale.

Anëtarët e Këshillit për Çështje Fetare

Nr. Emër Mbiemër Detyra
1 Islam Hoxha Myfti i Kukësit, Kryetar i KP KMSH
2 Lauren Luli Nënkryetar i KMSH
3 Redin Quku Myfti i Durrësit
4 Besnik Leçini Myfti i Kavajës
5 Muis Kurtulla Myfti i Dibrës
6 Baftjar Këllezi Myfti i Vorës
7 Jamal Alsafarti Anëtar i Departamentit të Shkencave Islame KU Bedër
8 Dorian Demetja Drejtor i Kulturës KMSH
9 Elton Karaj Drejtor i Arsimit KMSH, Sekretar për Këshillin për Çështje Fetare
10 Enes Hyka Imam i Xhamisë së Et’hem beut