Sipas hanefive, zekati si dhe sadakaja e fitrit nuk mund tu jepen personave në vijim:
- a) Nënës, babait, gjyshit, gjyshes,
- b) Djalit, fëmijës së djalit, vajzës, fëmijës së vajzës dhe fëmijëve të lindur prej tyre,
- c) Bashkëshortes e bashkëshortit,
- d) Jomuslimanëve,
- e) Të pasurve, pra personave që kanë sasinë e nisabit, përveç nevojave të tyre themelore,
- f) Fëmijës para moshës së pubertetit, babai i të cilit është i pasur (Merginani, el-Hidaje, II/223-228).
Allahu di gjithçka më së miri./insi.al/