Shpërndani faqen. Zgjidhni platformën që dëshironi!

Ashtu si koha e parinimit të lutjes në ditën e xhuma apo Ismi Adham (Emri më i Lartë) ndër Atributet e Bukur të Allahut, mund të thuhet që edhe Nata e Kadrit është fshehur në dhjetë netët e fundit të Muajit Ramazan. Kështu, qëllimi është që besimtarët të jenë gjithmonë vigjilentë dhe të kujdesshëm, të adhurojnë dhe të sillen vazhdimisht me bindje daj Allahut, e të mos humbasin asnjë rast për vepra të mira.

Siç transmetohet nga nëna jonë Aishja (r.anha), i Dërguari i Allahut (sal’lallahu alejhi ue sel’lem) u mbyll në xhami në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit dhe iu përkushtua plotësisht adhurimit. Profeti ynë (a.s) ka thënë: “Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit!” (Buhari, Fedail Lejleti’l-Kadr 3; Muslim, Sijam 205)

Një herë tjetër ka thënë: “Kërkojeni Natën e Kadrit në netët teke të dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit!” (Buhari, Fedail Lejleti’l-Kadr 3; Muslim, Sijam 205)

Sipas asaj që është transmetuar nga Abdullah Ibn Omeri (radijallahu anhuma), një grup sahabësh panë në ëndrrat e tyre se Nata e Kadrit ishte në shtatë netët e fundit të Ramazanit. Më pas, Profeti ynë (paqja qoftë mbi të) tha: “Unë shoh se ëndrrat tuaja për Natën e Kadrit janë të përqendruara në shtatë netët e fundit të Ramazanit. Atëherë, kushdo që e kërkon Natën e Kadrit, le ta kërkojë atë në shtatë netët e fundit të Ramazanit!” (Buhari, Fedail Lejleti’l-Kadr 2, Ta’bir 8; Muslim, Sijam 205, 209)

Në një transmetim tjetër, rekomandohet që ta kërkojmë veçanërisht në natën e 27-të të Ramazanit. (Shih: Ahmed b. Hanbel, el-Musned 2/27 157)

Profeti ynë i nderuar, e dinte kohën e Natës së Kadrit. Por një ditë ai tha: “Unë u informova se në cilën ditë ishte Nata e Kadrit. Dola që ta them dhe pashë që dy persona po grindeshin me njëri-tjetrin. Ndërsa unë isha i zënë me ta, u bë që ta harroj kur është Nata e Kadrit.” (Buhari, Imân 36, Fedail Lejleti’l-Kadr 4; Darimi, Saum 56; Ahmed b. Hanbel, el-Musned 5/313, 319). Njëkohësisht ky rrëfim tregon se si mosmarrëveshja dhe sherri më i vogël mes besimtarëve e lëndoi thellë dhe çfarë shkaktoi.

Nisur nga tërë kota transmetime fiton vlerë fjala “Dije çdo natë Natë Kadri”. Në këtë aspekt, ata që kërkojnë gjithmonë të lira, rrugë të shkurtra apo përfitime të menjëhershme vështirë të përfitojnë plotësisht nga Nata e Kadrit. Të presësh një vit të tërë, pastaj të shfrytëzosh vetëm natën e njëzet e shtatë të Ramazanit dhe kështu të jesh të bekuar me begatitë hyjnore që Zoti i Madhëruar ua dhuron atyre që e shfrytëzojnë në maksimum Natën e Kadrit duket e vështirë.

Natyrisht që askujt nuk i mbyllet kjo derë dhe mes njerëzve ka edhe prej atyre, që bëjmë shyqyr që të paktën vlerësojnë një nate. Por kjo është çështje tjetër.

Është shumë e njohur fjala e Imam Ebu Hanifes ku shprehet kështu për arritjen e Natës së Kadrit: “Nata e Kadrit duhet kërkuar jo vetëm në netë të caktuara, por çdo natë brenda treqind e gjashtëdhjetë e gjashtë ditëve të vitit. Nëse jetoni treqind e gjashtëdhjetë e netë me ndjeshmëri të përsosur, Allahu i Madhëruar do ta vlerësojë zemrën tuaj të sinqertë.” (Shih: Ibn Abdilberr, et-Temhid, 2/208; en-Neueui, Sherh Sahih Muslim, 8/57.)

Allahu di gjithçka më së miri.