Muslimanët që kanë mbërritur Fitër Bajramin dhe që zotërojnë sasinë e nisabit, përveç nevojave të tyre themelore dhe borxheve një vjeçare, janë të detyruar/vaxhib të japin sadakanë e fitrit për veten e tyre dhe ata që kanë nën kujdestari (Kâsânî, Bedâî, 2/ 70,72).
Nisabi i nevojshëm për sadakanë e fitrit është po ajo masë sikurse te zekati, pra 85 gram ar, ndonëse me këtë rast nuk kërkohet që pasuria të jetë e shtueshme si dhe që personi ta ketë zotëruar nisabin për një vit të plotë hënor, siç është tek detyrueshmëria e zekatit. Mjafton që në fund të Ramazanit të zotërojë nisabin e më shumë dhe i bëhet detyrim dhënia e sadakasë së fitrit. Kjo është qasja e Medhhebit Hanefi.
Detyrueshmëria e dhënies së sadakasë së fitrit bie mbi çdo musliman mashkull që ka arritur moshën e pjekurisë. Femrat myslimane të pamartuara e paguajnë vetë fitrin e tyre. Sipas Ebu Hanifes gratë e martuara e paguajnë vetë fitrin, ndërsa sipas tri medhhebeve të tjera borxhin e fitrit e paguan burri pasi që përfshihet në nafaka. Nëse fëmijët kanë pasuri, prindërit e tyre paguajnë fitrin nga kjo pronë. Nëse ata nuk kanë pasuri, personi kujdestar duhet të paguajë fitrin e tyre fitren nga pasuria e tij.
Në mënyrë të përmbledhur themi që çdo besimtar duhet që të japë sadakanë e fitrit për veten e tij si dhe për ata që ka nën kujdestari. Burri duhet ta japë sadakanë e fitrit për gruan dhe fëmijët e tij, por edhe të tjerët që eventualisht ka në mbikëqyrje. Identifikimi bëhet rast pas rasti.
Profeti (a.s) na ka diktuar se sadakaja e fitrit është detyrim për çdo musliman, qoftë rob apo i lirë, i vjetër apo i ri, mashkull apo femër (Ebu Daud, Zekat, 20 [1619]).
Sipas hanefive ky obligim ngarkohet ditën e parë të bajramit, por më e mira është të jepet më parë. Sipas tre medhhebeve të tjerë fitri bëhet detyrim në momentin e perëndimit të diellit të ditës së fundit të ramazanit.
Sipas medhhebeve Shafii, Maliki dhe Hanbeli dhënia e sadakası së fitres është farz për çdokënd, që mbi nevojat e veta dhe të familjes, ditën e bajramit i gjendet një sa’, pra sasia e sadakasë së fitrit.
Allahu di gjithçka më së miri.