Zbritja e Kuranit është shprehur me konceptin nuzûl (zbritje) ose me fjalë të tjera, të cilat e kanë prejardhjen nga e njëjta rrënjë, si inzâl (të zbresësh diçka) dhe tenzîl (të zbresësh shumë por herë herë), në mënyrë që të na transmetojë madhështinë e Providencës, që e zbret Kur’anin dhe për të treguar që urdhëresat vijnë në formën e vahjit. Këtu zbritja është me kuptimin e njoftimit.
Allahu Teala, e ka zbritur Kuranin në këto tri forma, secila prej të cilave quhet tenezzul (shumësi: tenezzulât):
1 – Ai e ka zbritur Kuranin në Leuhi Mahfudh. Ajeti i mëposhtëm argumenton këtë çështje: “Jo! Ai është një Kur’an Fisnik. (Origjinali) i tij ndodhet në Leuhi Mahfûdh” (Buruxh, 21-22).
2 – Është zbritur në “Bejtu’l-Izzet” ose “el-Bejtu’l-Ma’mûr”, të cilët ndodhen në qiellin e dynjasë (qiellin më të afërt me sipërfaqen e tokës).
Ajetet “Ne e zbritëm atë në natën e Kadrit” (Kadr, 1), “Ne e zbritëm atë në një natë të begatë” (Duhân, 3) dhe “Muaji i Ramazanit në të cilën u zbrit Kur’ani…” (Bekara, 186), tregojnë, që Kurani është zbritur në një natë të muajit Ramazan. Kjo natë është quajtur “nata e Kadrit” ose “natë e begatë”. Siç e dimë, Kurani nuk i është zbritur i gjithi menjëherë Profetit (s.a.s), por në një periudhë kohore prej 23 vitesh, në raste të ndryshme. Për këtë arsye, zbritja që tregojnë tri ajetet e sipërme, duhet të jetë një zbritje tjetër dhe jo ajo ndaj Profetit (s.a.s). Hadithi që tregon zbritjen e Kuranit në Bejtu’l-Izzet është transmetuar prej Ibn Abbasit (r.a) në trajtën meukûf sahîh. Por, në gjendje të tilla, pranohet që fjalët e sahabeve, janë transmetuar në gradën merfû’ prej Profetit (s.a.s). Sepse, këto nuk janë njohuri, te cilat mund të dihen me anë të ixhtihadit, kështu nënkuptohet, që ata i anë dëgjuar prej Profetit (s.a.s).
el-Hâkim, transmeton kështu nga Ibn Abbasi (r.a): Kurani u nda nga Dhikri dhe u zbrit në Bejtu’l-Izzet. Më pas, Xhibrili (a.s) nisi që t’ia zbresë Profetit (s.a.s).
Rreth kësaj çështjeje, ndodhen edhe shumë mendime të tjera, por që është tepër e vështirë të vërtetohen e të aprovohen. Sipas njërit prej tyre, Kuran ka zbritur në qiellin e dynjasë në 23 netë Kadri. Në çdo natë Kadri, zbriste vajhi, i cili do t’i zbritej pjesë pjesë Profetit (s.a.s) gjatë gjith vitit. Sipas një mendimi tjetër, Kurani ka nisur t’i Profetit (s.a.s) zbritesë për herë të parë në natën e Kadrit dhe më pas ka vazhduar të zbritesë pjesë pjesë. Ky mendim, të jep idenë që e kundërshton mendimi e zbritjes së Kuranit në Bejtu’l-Izzet. Përsëri, sipas njërit prej këyre mendimeve, Kurani ka zbritur njëherësh nga Leuhi Mahfudh, engjëjt hafadha ia kanë zbritur engjëllit Xhibril (a.s) në 20 ditë. Kështu, Xhibrili e ka sjellë herë herë për gjatë 23 viteve.
3 – Zbritja e tretë është ndriçimi i dynjasë me sjelljen e vahjit tek Profeti (s.a.s) me anë të Xhibrilit (a.s)./insi.al/